Hoti mes dy “zjarreve”

Politika

Hoti mes dy “zjarreve”

M.H Nga M.H Më 28 qershor 2020 Në ora: 14:12
Avdullah Hoti

Gjatë ditës së djeshme kreu i qeverisë Avdullah Hoti thotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se është në interes të Kosovës që ky proces të përfundojë shumë shpejt, meqë ka interesim të madh nga Brukseli dhe Uashingtoni. Hoti thekson që shumë shpejt do të caktohet data për takimin në Shtëpinë e Bardhë, e cila ishte paraparë të mbahet dje.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Sulejman Mehazi, për “Bota sot”, u shpreh që Hoti e tregoi edhe njëhere varësinë ndaj Thaçit pasi këtë e dëshmoi edhe më vizitën në Uashington.

“Para se Gjykata Speciale ta akuzonte Hashim Thaçin, kryeministri Avdullah Hoti zotohej se sipas kushtetutës së Kosovës ai duhej ta udhëhiqte dialogun me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, mirëpo pas akuzës së Hashim Thaçit u pa e u vërejtë se bartës i dialogut me Serbinë paska qenë Kryetari i Kosovës Thaçi e kurrsesi Hoti. Deklarata e Avdullah Hotit, "se dialogu nuk ka alternativë dhe se është në interes të Kosovës që ky proces të përfundojë shumë shpejt, meqë ka interesim të madh nga Brukseli dhe Uashingtoni.", s'është asgjë tjetër përveç se një arsyetim i tij për mospjesëmarrjen e tij në Uashington pa Thaçin. Këtë e di edhe popullata e thjeshtë se pa dialog me Serbinë s'bëhet gjë”, u shpreh Mehazi.

Më tej, Mehazi thotë që Hoti është në mes dy zjarrëve ose të përkrahë politikën evropiane ose të dorëzohet para politikës gjeostrategjike të amerikanëve.

Image
Sulejman Mehazi

“Deklarata e Hotit ështe asgjë e re. Këtu shihet se ai s'është i denjë të vendos vetë, pa ndihmën e Thaçit të cilin e bëri kryeministër. Kështu që Hoti është në mes dy zjarreve, ose të përkrahë politikën evropiane ose të dorëzohet para politikës gjeostrategjike të amerikaneve. Mospjesmarrja e Hotit më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhe tregoi se s'është i denjë për të prezentuar Kosovën në momente kyçe e vendimtare për R. e Kosovës. Tregoi se është Kryeministër i varur e i robëruar para dikujt”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat