Korab Sejdiu komenton shkarkimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja

Politika

Korab Sejdiu komenton shkarkimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja

Nga: Drilon Rrahmani Më: 28 qershor 2020 Në ora: 20:29
Korab Sejdiu dhe Vjosa Osmani

Ish deputeti Korab Sejdiu, në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka komentuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat e LDK-së, nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie.

Sejdiu thotë se si një qytetar i thjesht, largimin e Osmanit nga postet kyqe të partisë e sheh si një veprim që ka lënë një shije të hidhur tek shumica e qytetarëve.

“Nuk e di sa mund ta marr lejen që të vlerësoj veprimet e një partie politike, pjesë e të cilës nuk jam.  Mirëpo, nëse flas si një qytetar, largimi i znj. Osmani-Sadriu nga postet kyqe të partisë ka lënë një shije të hidhur tek shumica e qytetarëve, përfshirë këtu edhe votuesit e LDK-së”, thotë ai.

Sejdiu tutje mendon se një person si Vjosa Osmani që e ka sjellë LDK-në në  prag të fitores në zgjedhje dhe e ka rritur atë parti, nuk e meritonte një  tretman të tillë vetëm pse i ka qëndruar besnike asaj që i ka premtuar elektoratit.

“Një person, që ka sjellur LDK-në në prag të fitores në zgjedhje dhe ka kontribuar dukshëm në rritjen e partisë, nuk besoj se ka merituar një tretman të tillë vetëm pse i ka qëndruar besnike asaj që i ka premtuar elektoratit.  Tek e fundit, vlerësimi i vetëm që ka ndonjë vlerë në një demokraci, është vlerësimi i qytetarit si sovran”, tha ish deputeti Sejdiu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat