Dialogu Kosovë-Serbi, vjen paralajmërimi: Situata është serioze, nëse BE nuk është në gjendje të ofrojë zgjidhje, nuk duhet të na mbaj peng

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi, vjen paralajmërimi: Situata është serioze, nëse BE nuk është në gjendje të ofrojë zgjidhje, nuk duhet të na mbaj peng

Nga: A.SH Më: 28 qershor 2020 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Pas aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari të PDK-së, Kadri Veseli, çështja e dialogut e cila ishta paraprë të mbahej me 27 qershor është shtyrë deri në një vendim tjetër.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri Avdullah Hoti.

Për këtë temë analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim pët “Bota sot” ka thënë se procesi i dialogut i cili cilësohej si teknik, është kthyer politik dhe kjo ndodh pasi që marrëveshjet e arritura, nuk zbatohen në terren shkaku i mospajtimeve politike

“Çështja e dialogut përkatësisht marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sa me shumë po ofrohet një mundësi e tillë, aq me shumë po komplikohen gjërat. Ishte një proces maratonik i cili në fillim u cilësua si ekskluzivisht teknik, e që shkoj duke u kthyer në puro politik. Kjo ndodhë pasi që marrëveshjet e arritura, nuk zbatohen në terren shkaku i mospajtimeve politike.
Tani duke qenë se në kuadër të negociatave, me zgjasë ishin zhvilluar ide të ndryshme rreth zgjidhjes së çështjes, natyrshëm duhet të përllogaritën edhe interesat e akterëve të ndryshëm të cilët i mbrojnë ato përmes palëve në konflikt.
Në ketë prizëm, kemi dy fuqitë e medha SHBA dhe Rusi dhe, BE, përkatësisht disa nga shtetet anëtare”, thotë Duhanaj.

Më tej shton se, agjenda e 27 qershorit ka qenë në agjendë të kalkulimeve të shumë faktorëve dhe se tani spekulimet janë nga më të ndryshmet.

“Sipas të gjitha gjasave, agjenda e 27 qershorit ka qenë në agjendë të kalkulimeve të shumë faktorëve.

Tani, spekulimet janë nga me të ndryshmet; disa thonë që publikimi i aktakuzës ka qenë skenarë europian, kundrejtë pretendimit amerikan për ta marrë procesin në duar. Disa thonë që në takimin e 27 qershorit të ketë qenë në agjendë edhe shkëmbimi territorial e që më vonë Kosova prapë do të shantazhohej nga Beogradi. Ka zëra të tjerë që thonë që në këtë pikë, rol ka luajtur edhe një pjesë e politikës amerikane duke penguar nismën e Ambasadorit Grenell”, shprehet Duhanaj.

Sipas tij, Kosova me vetë faktin që është pjesë e tavolinave të nxehta duhet patur kujdes që të mos rrëshqasim në kompromise të tjera, dhe se çdo marrëveshje duhet të garantoj njohjen e ndërsjellë dhe mbyllje përfundimtare të kësaj maratone.

“Tani, fakt është që Kosova është pjesë e tavolinave të nxehta dhe, se duhet patur shumë kujdes të mos rrëshqasim në kompromise të tjera dhe, prapë të mos respektohen nga pala serbe e cila nga çdo marrëveshje ka dalë e pa nënshkruar për t'u rikthyer me kërkesa të reja.
Çdo marrëveshje duhet të garantoj njohjen e ndërsjellë dhe mbyllje përfundimtare të kësaj maratone.
Rasti tregon që një pjesë e elitës politike do të jetë pjesë e akuzave dhe si të tillë do të jenë të kufizuar në ushtrimin e aktiviteteve politike. Për të qenë me të sigurt shqiptarët, duhet të ofrohen rreth një platforme kombëtare, me konsensus të plotë politik. Në ketë pikë nuk guxon të ketë përjashtime e arsyetime për të qëndruar anash. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi në mënyrë që të jemi sa me kompakt në kërkesat tona.

Ndërsa në lidhje me BE-në, Duhanaj vlerëson se, Kosova duhet ta kushtëzoj bashkëpunimin me BE-në me unitetin e tyre rreth statusit dhe nëse BE nuk është në gjëndje të ofrojë zgjidhje, atëherë as nuk duhet të na mbaj peng.

“Për mendimin tim, Kosova duhet ta kushtëzoj bashkëpunimin me BE-në me unitetin e tyre rreth statusit. Nuk guxojmë ta anashkalojmë faktin se BE është peng e pesë vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën dhe të gjitha politikat i marrin në harmoni me to. Nëse BE nuk është në gjëndje të ofrojë zgjidhje, atëherë as nuk duhet të na mbaj peng. Situata është serioze dhe, e vetmja mënyrë për ta tejkaluar pa dëme është uniteti i plotë politik dhe kerkesa të artikuluara qartë” përfundon Duhanaj .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat