Ja kur mund të jap dorëheqje Hashim Thaçi nga posti i presidentit, tregon juristi!

Politika

Ja kur mund të jap dorëheqje Hashim Thaçi nga posti i presidentit, tregon juristi!

Nga: N. H Më: 29 qershor 2020 Në ora: 17:14
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të flasë sot për herë të parë lidhur me aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime gjatë Luftës së Kosovës. Ai do t’iu drejtohet me një fjalim nga zyra e tij qytetarëve të vendit në orën 20:00.

Këtë gjë e paralajmëroi të premten e 26 qershorit, përmes një postimi në Facebook, pas mbërritjes në Tiranë, ku njoftoi se do të fliste të dielën por e shtyu për sot.

Por, a do të jap sot dorëheqje kreu i shtetit nga pozita e tij, pas ngritjes së aktakuzës.

Njohësi i çështjeve juridike e Kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se kreu i vendit mund të jap tani dorëheqje nga pozita e tij, ose edhe kur t’i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale.

“Presidenti Hashim Thaçi mund të jap tash dorëheqje tani, ose në rastin e konfirmimit të aktakuzës. Dorëheqja mund të jepet vetëm pas konfirmimit të aktakuzës, kjo është çështje e tij personale dhe e dinjitetit të tij, pra varet nga ana subjektive e tij se a do të jap dorëheqje a jo”, ka thënë juristi Burjani.

Tutje, ai thekson se dorëheqja është një akt individual dhe vendim personal i tij.

“Dorëheqja është akt individual dhe vendim personal i tij, realisht ai mund të jep dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës, por tash varet nga ai dhe bindja e tij politike , personale dhe njerëzore”, ka thënë krejt në fund, Blerim Burjani.

Kujtojmë se Gjykata Speciale ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veseli.

”Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) iu ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës”.

”Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura”.

”Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat