“Marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet në fund të këtij viti”

Politika

“Marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet në fund të këtij viti”

Nga: G.B Më: 29 qershor 2020 Në ora: 21:24
Fotografi ilustruese

Dialogu me Serbinë është pezulluar prej kohësh dhe nuk dihet se kur do të rifillojë.

Shpeshherë është folur për një marrëveshje finale, duke thënë se ajo mund të arrihet brenda këtij viti.

Kështu mendon edhe ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, i cili vlerëson se ka ardhur kohë që këtij procesi t’i vije fundi e të arrihet marrëveshja me njohje reciproke deri në fund të këtij viti.

“Mendoj se ka ardhur koha që edhe këtij procesi t’i vije fundi. Serbia duhet të lirohet nga “kompleksi” i Kosovës dhe duhet ta pranoj realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Është interes i joni si shtet dhe si popull ta përfundojmë këtë kapitull me Serbinë si etapë e fundit e përmbylljes së shtetndërtimit, njohja reciproke, parimet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar dhe integrimet euro-atlantike duhet të jenë parimet bazë të marrëveshjes finale Kosovë - Serbi. Pres finalizim të marrëveshjes deri në fund të këtij viti”, ka deklaruar Rugova për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat