Paralajmërohet rrëzimi i Qeverisë Hoti, a do të bashkëpunon PDK-ja me VV-në?

Politika

Paralajmërohet rrëzimi i Qeverisë Hoti, a do të bashkëpunon PDK-ja me VV-në?

Nga: Bastrije Hasani Më: 29 qershor 2020 Në ora: 22:21
Avdullah Hoti

Qeveria e re e Kosovës, me kryeministër Avdullah Hotin është votuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës i ka dhënë të drejtën presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në mandatimin e Hotit për formim të qeverisë.

E kundër kësaj qeverie kanë qenë LVV dhe PDK të cilat nuk e kanë votuar këtë qeveri dhe janë shprehur të gatshme qe vendi të shkoj në zgjedhje.

Madje deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka paralajmëruar një mocion mosbesimi për Qeverinë Hoti, e që sipas saj e kanë përkrahjen edhe të PDK-së.

Bajqinovci: Vetëvendosje është e hapur për të gjithë

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci në bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se Vetëvendosje është e hapur dhe pret të abshkëpunoj me të gjithë.

Image
Mefail Bajqinovci

“Të gjithë ata deputet që janë të interesuar për t’ju përgjigjur mocionit kundër qeverisë ilegale Hoti, mund ta bëjnë. Ne nuk bashkëpunojmë me askënd, por të gjithë janë të mirëseardhur nga të gjitha partitë politike. Pra mocionii VV-së është i hapur për të gjithë ata deputet dhe parti që dëshirojnë me e largu nga skena qeverinë Thaçi”, është shprehuar ai..

Mehmeti: Besoj se Hoti do të qeverisë më pak se Kurti

Analisti politik, Faton Mehmeti në bashkëbisedim me “Bota sot” potencon se, gjasat janë shumë të mëdha që PDK dhe VV të iniciojnë mocionin e mosbesimit ndaj Hotit.

Image
Faton Mehmeti

“Në rrethanat e reja të krijuara si pasoj e ngritjes së akuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, natyrisht se edhe PDK është shumë e interesuar që vendi të shkoj në zgjedhje, kjo për faktin se do të ketë rritje më të madhe se që kishte në zgjedhjet e 6 tetorit”, thotë ai.

Më tej analisti thotë se Thaçit i leverdisë të bie qeveria.

“Duke qenë se po dështon takimi në Uashington, edhe Thaçit i leverdisë të bie qeveria dhe gjasat janë shumë të mëdha që PDK dhe VV të iniciojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti. Besoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt, me Hotin që do të qeverisë edhe më pak se Kurti”, përfundoi Mehmeti.

Enver Bytyçi: PDK dhe VV synojnë pushtetin

Analisti politik profesor dr. Enver Bytyçi thotë se, nëse Albin Kurti i përmbahet ndryshimit radikal të qeverisjes së mëparshme të shtetit që ai e quan “të kapur” dhe është vështir të ketë bashkëpunim në mes këtyre dy partive.

Image
Enver Bytyçi

“Praktikisht LVV do ta kishte më të lehtë të bashkëpunonte me PDK-në sesa me LDK-në, ato kanë një afërsi më të madhe ndërmjet tyre. Nëse Albin Kurti do t’i përmbahet ndryshimit radikal të qeverisjes së mëparshme të shtetit që ai e quan “të kapur” është vështir të paramendohet një bashkëpunim opozitar i ndërsjellë dhe i ngushtë ndërmjet këtyre dy partive politike”, thotë ai për gazetën “Bota sot’.

Më tej Bytyçi pohon se, VV-ja është me interesuar për zgjedhje të parakohshme.

“PDK-së i duhet një reformim për t’i sjellë freski, element drejtues të civilizuar, shkolluar dhe të pa korruptuar deri sa në krye të saj janë një numër i madh i atij që është quajtur “Klani pronto”. Pra LVV është më e interesuar për zgjedhje të parakohshme, se sa PDK që duke e parë se nuk ka shanse të rikthehet kaq shpejt në qeverisje, nuk është e motivuar që të luftoj për këtë”, përfundoi Bytyçi.

Ndërsa nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës pas shumë përpjekjesh për të marr një përgjigje nuk janë prononcuar për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat