Kush është fajtori për rritjen e të infektuarve me Covid-19?

Politika

Kush është fajtori për rritjen e të infektuarve me Covid-19?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 30 qershor 2020 Në ora: 12:16
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka vendosur të lirojë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mirëpo duke bërë thirrje gjithmonë për respektimin e rregullave të paraqitura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Veprimi i fundit që bëri ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ishte edhe hapja e Aeroportit të Prishtinës.

Ndërsa ajo që është më shqetësuese është se numri i të infektuarve vetëm sa është rritur në Kosovë.

Analistët po vlerësojnë se duhet që me urgjencë të merren masa për parandalimin e mëtutjshëm e përhapjes së COVID-19.

Mehazi: Armend Zemaj me urgjencë duhet të merren masa të rrepta kundër Covid

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot” ka thënë se, për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, sa është fajtor Ministria e Shëndetësisë po ashtu janë edhe popullata për moskujdesje ndaj kësaj pandemie.

“Për rritjen e numrit të COVID në Kosovë sa është fajtor Ministria e Shëndetësisë në krye me Armend Zemajn, aq është fajtor edhe popullata për moskujdesjen e mos disciplinën shendetësore ndaj kësaj pandemie të rrezikshme. Nëse MSH dhe qeveria e Kosovës ka liruar të gjitha masat kundër Covid-19 normale se kjo pandemi do shtohet e do rritet”, thotë Mehazi.

Sipas tij, ministri duhet që urgjencë të marrë masa të rrepta kundë pandemisë.

“Ministri Armend Zemaj duhet ta di se është Ministër i shqiptarëve, i një popullate që më së paku kujdeset për shëndetin sikurse që janë shqiptarët, prandaj me urgjencë duhet të merren masa të rrepta kundër Covid. Sa më shumë që infektohen nga kjo pandemi aq më shumë përgjegjësinë e merr ministria e Armend Zemajt, çdo vdekje që vjen nga Covid-19 është fajtore kush tjetër përveç Armend Zemajt”, shprehet Mehazi.

Ai më tej ka bërë edhe një krahasim me shtetin e Neë Yorkut, duke thënë se ata do të lirojnë masën e dytë më 6 korrik, a thua shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë e të Maqedonisë Veriore janë më të mençur, më të përgatitur e më të disciplinuar?

“Një krahasim, shteti i Neë Yorkut më 6 korrik do bëjë fazën e dytë të lehtësimeve të masave e ku Kosova e shtetet tjera ballkanike me të gjitha masat e liruara të parakohëshme. A thua shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë e të Maqedonisë Veriore janë më të mençur, më të përgatitur e më të disciplinuar kundër kësaj pandemie sesa popullata e shëndetësia amerikane e Neë Yorkut”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

Mehmeti: Ministri jashtë profesionit, pasojat po shihen

Image
Faton Mehmeti

Kurse analisti Faton Mehmeti për “Bota sot” ka thënë se, ministri është jashtë profesionit dhe pasojat po shihen, që nuk di t'i jap drejtim kësaj gjendje.

“Qysh në fillim është ditur se minsitri i ri është jashtë profesionit, dhe si i tillë është tmerruese në një situatë të tillë të bëhet ministër një njeri që nuk di t'i jap drejtim kësaj gjendje. Pasojat po shihen me shtim të numrit të të prekurve, e cila ditëve në vazhdim vetëm sa do të rritet. Me të filluar dasmat situata do të dal jashtë kontrollit, dhe për këtë fajet do i bien qeverisë që ka bërë veprime të pamenduara mirë”, thotë Mehmeti.

Ai thekson se kjo qeveri ka dështuar me menaxhimin e situatës së pandemisë, dhe Ministri zemaj nëse do të kishte pak dinjtiet duhet të vetlargoht nga pozita që mban

“Kjo qeveri deri tani ka dështuar në gjendjen me Covid 19, me situatën qe vetëm sa do të përkeqësohet me vendimin absurd për të lejuar dasmat. Ministri zemaj nëse do të kishte pak dinjtiet duhet të vetlargoht nga pozita që mban, për të lënë atë dikujt jashtë partie por që është brenda profesionit të tij”, përfundon Mehmeti.

Burjani: Menaxhimi i pandemisë nuk është keq

Image
Blerim Bujrani

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike Blerim Bujrani, për “Bota sot” ka thënë se sa i përket menaxhimit të pandemisë nuk është keq përderisa do të ishte më mirë të ketë vetëdijësim qytetar sa më të madh.

“Menaxhimi i COVID-19 është ende mirë, nuk është keq, rastet rriten, normal që do të ishte më mirë të ketë vetëdijësim qytetar më të madhe, të dalin për nevoja të veta elementare jo më shumë se tre orë ditën dhe tre në mbrëmje, të rrinë më pak se katër persona në hapësira kryesisht familjare për të pas kumded nga tjerët, distanca 1 meteër e gjysmë, Kosova ende nuk është rast i keq i përhapjes së COVID-19 por mund të bëhet po qe se nuk zbatojnë masat dhe nuk kanë kujdes. Pra kujdesi është primar, maskat e dorëzat duhet të aplikohen në mënyrë të obliguar”, thotë Burjani.

SIpas tij, Kosova është më keq se Mali i Zi në menaxhim të COVID-19 por më mirë se Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria.

“Kosova është më keq se Mali i Zi në menaxhim të COVID-19 por më mirë se Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria, nuk është edhe aq keq në menaxhim të situatës, duhet pas parasysh se virusi nuk ka pikë si thonë por gjithmonë mund të mbërrij numër rekord të infektuar e nëse nuk ka kujdes vet qytetari, kështu do të jetë derisa të zbulohet vaksina e cila do të aplikohet prapë çdo gjashtë muaj tek njerëzit, përderisa ky virus të humb fuqinë plotësisht në natyrë të infeksionit dhe vdekshmërisë tek njerëzit”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat