Analisti politik ia numëron faktet që dëshmojnë që Rama i ka bërë Kosovës puro tradhti kombëtare

Politika

Analisti politik ia numëron faktet që dëshmojnë që Rama i ka bërë Kosovës puro tradhti kombëtare

M.H Nga M.H Më 30 qershor 2020 Në ora: 15:56
Edi Rama

Lajmi që Rama ka ardhur me antiplumë në Kosovë ngjalli reagime të mëdha se Rama po ndjehet i pasigurtë në Kosovë.

Ai sot është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur veshur antiplumb, por nuk ka dhënë një përgjigje të qartë.

“Dje nuk e aprovoj dot, sot ja u kisha aprovuar me qef. E dini që nuk e kam problem trupin tim. Këto janë nivele, aman lërëmeni kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj nga këto, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut, na duhet edhe Saliu në këtë betejë, nuk dua te kem as me Saliun asnjë replikë, Antipulmb çfarë muhabete”, tha Rama.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Rexhep Elezaj, u shpreh që qëkur ka ardhur Rama në krye të qeverisë së Shqipërisë pa 7 viteve, marrëdhëniet bilaterale ekonomike, tregtare, kulturore dhe vëllazërore Kosovë-Shqipëri, kanë shënuar rënie të madhe në të gjitha fushat.

“Kur është në pyetje sidomos Edvin Kristaq Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë mëmë, ngase qëndrimet, deklaratat dhe sjelljet e tij ndaj popullit të tij vëlla në Kosovë, kërkojnë një studim dhe analizë më të thelluar, me vet faktin sepse E. Rama 20 vite pas luftës çlirimtare e ka detyruar veten që të vjen në Kosovë i veshur me këmishë anti-plumb, dhe kjo tregon qartë se e tërë politika e tij ndaj Kosovës ka qenë e gabuar, madje në thelb, edhe anti e Kosovës! Siç e thash në fillim, sjelljet dhe qëndrimet e E. Ramës ndaj Kosovës dhe vëllezërve të tij shqiptarë, kërkojnë një analizë më të gjerë, sepse qëkur ka ardhur në krye të qeverisë së Shqipërisë pa 7 viteve, marrëdhëniet bilaterale ekonomike, tregtare, kulturore dhe vëllazërore Kosovë-Shqipëri, kanë shënuar rënie të madhe në të gjitha fushat”, u shpreh Elezaj.

Më tej Elezaj përmend të bëmat e Ramës karshi Kosovës duke përfshi këtu edhe “Mini-shengeni” ballkanik nën diktatin e Serbisë, duke thënë që të gjitha faktet flasin se Rama ka bërë tradhëti Kosovës.

Image
Rexhep Elezaj

“Por, jo, nga detyrat dhe obligimet e shenjta kombëtare, nga mundësitë gjeografike, financiare dhe kapitale, asgjë prej gjëje Edi Rama nuk ka dashur t’i bëjë realitet, dhe, këtu qëndron enigma më e madhe, se pse ky udhëheqës i shtetit shqiptar nuk ndërmori asgjë që dy vendet tona t’i afrojë dhe bashkojë përmes mundësive të shumta, si në ekonomi, ashtu dhe kulturë, sport, etj. !? Unë do t’i ceku vetëm disa nga sjelljet anti Kosovës të Ramës, si dëshmi dhe fakte se ai për shkak të bëmave të tij në dëm të Kosovës, politikisht është person i pa dëshiruar në Kosovë për shumicën e shqiptarëve, andaj duke e ditur këtë fakt ai vjen i veshur me këmishë anti-plumb, meqë gjithnjë sipas tij, ekziston mundësia dhe rreziku që ndonjë shqiptar i krisur nga mllefi që ka ndaj tij, edhe ta sulmojë fizikisht, kur dihet se me urdhër të kryeministrit E. Rama, janë bllokuar shumë mallra të Kosovës që të eksportohen në tregun e Shqipërisë, ai nuk i ka hequr kufijtë me Kosovën, edhe pse kishte premtuar se posa të vjen në krye të qeverisë do t’i heq ata, e vuri taksen në rrugën e kombit, portin e Shëngjinit të cilin qeveria e Sali Berishës ia kishte falur Kosovës, nuk ia dorëzoi kurrë qeverisë në Prishtinë, inicioi njëfarë “Mini-shengeni” ballkanik nën diktatin e Serbisë, duke e anashkaluar dhe përjashtuar Kosovën, e që në fakt ishte pajtim me ri-okupimin e Kosovës nga Serbia e mikut të tij, Aleksandar Vuçiçit, me të cilin E. R. bëri “idilë” vëllazërore duke u pajtuar me skenarin e ndarjes së Kosovës në favor të Serbisë, ngriti aktakuzë ndaj ish kryeministrit R. Haradinaj, vetëm se ai nuk u pajtua me ndarjen e Kosovës sipas skenarit të njohur; “Rama-Thaçi-Vuçiç”, etj., etj., e që të gjitha këto fakte flasin qartë se ndaj Kosovës ky ka bërë puro tradhti kombëtare, fakte të cilat e bëjnë që ai në Kosovë të vjen i veshur me këmishë anti-plumb”, përfundoi Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat