S’ka plumba për vëllain nga Tirana!

Politika

S’ka plumba për vëllain nga Tirana!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 1 korrik 2020 Në ora: 07:57
Edi Rama dhe Kadri Veseli

Të hënën dhe të martën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar Kosovën ku është takuar me liderët politikë dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Kryeministri Rama nuk është takuar vetëm me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Rama është deklaruar rreth vizitës së tij në Kosovë, duke thënë se do të jetë në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas aktakuzave të Gjykatës Speciale.

Sipas Ramës, “fletë-rrufeja e speciales do të hyjë si një njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë”.

Rama filloi takimet me të gjithë liderët duke e përfunduar vizitën dy ditore me takimin me Pacollin.

Mirëpo ajo se çfarë bëri bujë ishte lajmi që Rama ka ardhur i veshur me anti-plumb gjatë vizitës në Prishtinë.

Kryeministri Rama në vizitën e tij në Kosovë, jo vetëm që është shoqëruar me masa të larta sigurie, por ajo që ka dalluar është veshja e tij e mbifryrë që ka lënë dyshime për anti-plumb poshtë saj.

Në lidhje me këtë njohësit e çështjëve politike të vendit nuk e panë të arsyeshme këtë gjest të Ramës duke e shprehur frikën e tij ndaj shtetit të Kosovës.

Muja: Një vizitë e Ramës me anti-plumb në Kosovë më tepër flet për z.Rama sesa për Kosovën

Në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik dhe profesori Armend Muja u shpreh që Kosova është një vend paqësor, mirëpo që nuk është e pazakonshme për liderët shtetëror të jenë të veshur me antiplumb.

Image
Armend Muja

“Nuk është e pazakonshme për liderët shtetëror të jenë të veshur me anti-plumb. Kosova është vend paqësor dhe me shkallë shumë më të ulët të krimit se sa Shqiperia. Gara politike në Kosovë është e vrazhdë por larg asaj me të cilen është mësuar Edi Rama në Shqipëri”, u shpreh Muja.

Më tej, Muja thotë që Rama ka tentuar të bëj patronin e shqiptarëve në Ballkan mirëpo që nuk ka pasur rezultat.

“Z.Rama dhe roli i tij nuk ka kaluar pa kontraversa. Ai ka tentuar të bëj patronin e shqiptarëve në Ballkan, por mjerisht selektiv edhe në shumë raste duke zgjatur shumë duart në politiken e brendshme të Kosovës. Për këtë arsye, një vizitë me anti-plumb në Kosovë më tepër flet për z.Rama sesa për Kosovën”, përfundoi Muja.

Mehmeti: Nuk ka plumb për vëllaun nga Tirana

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti, një bashkëbisedim për “Bota sot”, u shpreh që Rama duhet të ketë frikë nga ndërgjegja e tij pasi shqiptarët nga Kosova nuk kanë plumbë për vëllaun nga Tirana.

“Është hera e parë që një kryeminstër shqiptar nga Shqipëria vjen në Kosovë me anti-plumb. Por, kjo është e kuptueshme, kur dihet se Edi Rama është i pari kryeminstër shqiptar që ka punaur për ndarjen e Kosovës. Tanimë që po bie pazari i tij dhe i Thaçit, frika është insitiktive. Kur e ke ndërgjegjën jo të qetë të duket sikur të gjithë duan të të vrasin. Edi Rama duhet të ketë frikë vetëm nga ndërgjegja e tij, pasi asnjë shqiptarë nga Kosova nuk ka plumb për vëllaun nga Tirana, cilido qoftë ai”, u shpreh Mehmeti.

Tutje Mehmeti thotë që pavarësisht çdo gjëje është skandaloze veprimi i Ramës për ardhjen me jelek antiplumb dhe kjo po tregon një pasiguri për të tij ndaj Kosovës.

“Megjithatë është skandaloze ky veprimi Edi Ramës, ndonësë është i kuptueshëm kur dihet se cfarë veprime ka bërë në dëmë të Kosovës. Kjo dëshmone dhe një herë se Edi Rama nuk ndjehet mirë në Kosovë, pasi ka tentuar ta ndajë, tjetër shpjegim nuk ka e gjithë kjo marrëzi e tij. Më ngjanë me Don Kishtotin që luftonte me mullinjtë e erës, që i dikuësh sikur viganë ndaj të cilëve ai duhet të fitonte, dhe të cilët po e slumojnë. Edi Rama, ky Don Kishot i kohës moderne”, tha Mehmeti.

Burjani: Policia e Kosovës ofronë siguri të mjaftueshme për të gjithë

Image
Blerim Burjani

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani u shpreh për “Bota sot”që policia e Kosovës është e përgatitur që të ofrojë siguri të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e lartë që vizitojnë Kosovën.

“Kjo çështje e sigurisë dhe organeve të rendit që vlerësojnë rrezikëshmërinë. Policia e Kosovës është e përgatitur dhe ofronë siguri të mjaftueshme dhe të domosdoshme për të gjithë zyrtarët e lartë që vizitojnë Kosovën”, tha Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat