Rama me veshje anti-plumbi tha që Shqipëria e ka obligim pa kushte ta mbështet Kosovën, por nuk foli për tema kombëtare

Politika

Rama me veshje anti-plumbi tha që Shqipëria e ka obligim pa kushte ta mbështet Kosovën, por nuk foli për tema kombëtare

Nga: G.B Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:18
Edi Rama

Shqipëria e ka detyrim ta mbështet Kosovën pa kushte.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës dy ditore në Kosovë, ku takoi krerët e shtetit dhe liderët e partive politike.

Siguria e tij e lartë u komentua mjaft, madje u tha se ai mbante veshur anti plumb.

E analisti Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se vizita e Ramës duhet parë si pozitive dhe nuk ka vend për interpretime të stilit përçarës ndërinstitucional në mes të dyja vendeve.

“Vizita e Kryeministrit Rama në Kosovë, për mendimin tim duhet të shikohet me pozitivitet. Nuk ka vend për interpretime të stilit përçarës ndërinstitucional në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, është shprehur ai.

Image
Leon Duhanaj

Sa i përket veshjes së tij me anti-plumb, ai thotë se edhe mund të ketë pasur veshur por që ajo nuk afekton marrëdhëniet në mes të dyja shteteve.

“Kryeministri Rama, mund të ketë bartur antiplumb, mund të jetë edhe spekulim mediatik por në asnjë variant nuk afekton marrëdhëniet ndërshtetërore në mes dy vendeve. Ne duhet ta kemi të qartë se si shqiptarë që jemi, mund të vizitojmë edhe krejt privatisht dhe pa protokoll shtetet e ndërsjella”, ka vlerësuar Duhanaj.

Ai thotë se në çështjet me interes kombëtare e kemi obligim të mbështesim njëri tjetrin, duke shtuar se në mes të vendeve duhet të ketë sa më shumë dialog e bashkëpunim.

“Në çështjet me interes kombëtare, është më se e vërtetë që kemi obligim të ndërsjellë si ata për ne, si ne për ata dhe kjo punë nuk duhet të na shqetësojë, përkundrazi, ne kemi pritur këtë ditë shumë gjatë. Kryeministri Rama, përgjatë vizitës së tij nëse për asgjë me shumë, ka mundur t'i trajtojë disa tema me interes nacional e që ndoshta nuk do të bisedoheshin me vetiniciativë nga pala kosovare. Në ketë kontekst, sa me shumë dialog, sa me shumë bashkëbisedime, sa me shumë bashkëpunim e koordinim, aq me mirë për ne dhe aq me të suksesshëm mund të jemi”, ka deklaruar Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat