Cili projekt i treshes Thaçi-Rama-Vuçiq po dështon pas aktakuzës së Gjykatës Speciale?

Politika

Cili projekt i treshes Thaçi-Rama-Vuçiq po dështon pas aktakuzës së Gjykatës Speciale?

Nga: G.B Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:14
Hashim Thaçi, Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u kritikua gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku vëmendje mori siguria e tij e lartë dhe u tha se kishte veshur anti-plumb, për çka ai e mohoi.

Lidhur me vizitën e tij, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Rama ka pasur frikë nga ndërgjegjja e tij më shumë se nga sulmi ndaj ndokush, pasi është pjesë e treshes Thaçi-Vuçiq-Rama dhe ka përgjegjësi në projektin antishqiptar.

“Mendoj se Edi Rama më tepër ka pasur frikë nga ndërgjegjja e tij se nga frika se do e sulmojë ndokush. Kjo ngase Edi Rama është pjesë e treshes Thaçi- Vuçiq-Rama për ndarjen e Kosovës. Në këtë sens thuhet se Edi Rama ka përgjegjësinë e tij për këtë projekt antishqiptar. Dhe tani që duket se ky projekt po dështon me ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit, Edi Rama ndihet i braktisur dhe i dështuar”, është shprehur ai.

Image
Faton Mehmeti

Sipas Mehmetit, në Kosovë kurrë nuk është sulmuar asnjë politikan shqiptar, pasi ka dashur ndaj secilit kryeministër shqiptar.

“Prandaj, nga kjo i lindin halucinacionet se ndokush do të mund të sulmojë atë. Kurrë Kosova nuk ka sulmuar politikanë shqiptarë, qoftë edhe Enver Hoxhën. Kosova ka dashuri ndaj secilit kryeministër shqiptar, edhe pse Edi Rama në këtë rast ka bërë një gjë që nuk duhet ta bënte”, ka vlerësuar Mehmeti.

Ai mendon se Rama ka dëshmuar se nuk i zë besë askujt në Kosovë, duke ardhur me veshje anti-plumb dhe siguri kaq të madhe.

“Edi Rama me sjelljet e tija me vizitën e tij në Prishtinë ka dëshmuar së nuk i zë besë askujt, duke shpërfaqur kështu karakterin e tij prej njeriut të pabesuar. Kurrë nuk ka ndodh që në Kosovë një politikan shqiptar të vjen me veshje anti-plumb, dhe me siguri kaq të madhe. Edi Rama është sui generis, dhe prej tij priten edhe veprime të papara. Megjithatë, Edi nuk duhet të ketë frikë në Kosovë asnjëherë, megjithatë duhet të ndalojë së bëri marrëzira në dëm të shqiptarëve në Kosovë”, ka deklaruar Faton mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat