Lajm i mirë, Gjermania është shpresa e madhe e qytetarëve të Kosovës, a do t’i heq vizat për Kosovën

Politika

Lajm i mirë, Gjermania është shpresa e madhe e qytetarëve të Kosovës, a do t’i heq vizat për Kosovën

Nga: G.B Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:38
Angela Merkel

Gjermania ka marrë dje presidencën e Bashkimit Evropian për gjashtë muaj.

E në Kosovë pritjet janë që në këtë periudhë, qytetarëve të Kosovës tu lejohet lëvizja e lirë në zonën Shengen, përmes liberalizimit të vizave.

Kështu ka thënë dje kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Por, sa janë shanset që brenda kësaj periudhe Kosovës t’i hiqen vizat?

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Sami Blakaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se motoja e Merkel për një Evropë serish të fuqishme nënkupton fuqizimin dhe bashkërendimin e politikave evropiane.

Image
Sami Blakaj

“„Së bashku ta bëjmë Evropën sërish të fuqishme“ është motoja e knacelares Gjermane, Angela Merkel, mbi bazën e së cilës ajo planifikon të udhëheq kryesimin e BE-së gjatë këtij gjysmëvjetori të 2020-tës. Kjo moto gjermane nënkupton fuqizimin dhe bashkërendimin e politikave evropiane të cilat duhet t’i bëjnë ballë sfidave që po e presin Evropën në këtë fazë delikate të pandemisë”, është shprehur ai.

Sipas Blakajt, krahas pandemisë, ekonomisë e të tjerave, në fokus të presidencës së Gjermanisë do të jetë edhe Kosova dhe liberalizimi i vizave.

“Krahas pandemisë, ekonomisë, paktit për Azil dhe Migracion, ne fokus të presidencës së Gjermanisë do të jetë Ballkani Perëndimor, me theks të veçantë Kosova dhe heqja e regjimit të vizave për qytetarët kosovarë. Është e rëndësishme dhe shumë e favorshme që në këtë kohë delikate për Kosovën, kryesimin e BE-së do ta udhëheqë një shtet mik i saj, siç është Gjermania e cilat është shumë aktive në përkrahjen e shtetësisë së Kosovës dhe avancimin e saj drejt integrimeve evropiane”, ka vlerësuar ai.

Por, Blakaj thotë se nuk duhet të presim mrekulli pasi vendimmarrja brenda BE-së nuk është e thjeshtë dhe se liberalizimi i vizave nuk varet vetëm nga Gjermania por kjo do të varet edhe nga Kosova, që duhet të tregojë maturi dhe pjekuri shtetformuese, duke u paraqitur si partner serioz.

“Megjithatë nuk duhet të presim mrekulli, nëse kemi parasysh që vendimmarrja brenda BE-së nuk është e thjeshtë dhe se vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve nuk varet vetëm nga shteti kryesues por edhe nga vullneti i shteteve anëtare. Një gjë e tillë do të varet edhe nga Kosova e cila gjatë kësaj kohe duhet të tregojë maturi dhe pjekuri shtetformuese, duke e paraqitur vetën si partner serioz karshi BE-së dhe rrugëtimit evropian”, ka deklaruar Sami Blakaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat