Njohësi i integrime evropiane: Gjermania nuk e mbështetë Kosovën, derisa në pushtet është një klasë politike me akuza

Politika

Njohësi i integrime evropiane: Gjermania nuk e mbështetë Kosovën, derisa në pushtet është një klasë politike me akuza

Nga: G.B Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:44
Ilustrim

Gjermania është ndër shtetet më mike të Kosovës. E kjo ka bërë që tani kur ajo ka marrë presidencën e BE-së për gjashtë muaj, të ketë shpresë për Kosovën për të marrë liberalizimin e vizave.

Por, sa ka shans që të ndodhë një gjë e tillë?

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Mirsad Voca, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Gjermania nuk do të mund të ndikojë shumë për liberalizimin e vizave dhe për këtë tregon arsyet.

Image
Mirsad Voca

“Gjermania përgjatë udhëheqjes të Institucioneve të BE-së nuk do të mund të ndikojë shumë në liberalizimin e vizave ani pse ajo deklarohet për liberalizim të vizave për Kosovën. Ka disa arsye dhe njëra nga kryesoret është Qeveria aktuale e Kosovës e cila natyrisht se nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga disa shtete të fuqishme të BE-së. Kjo Qeveri aktuale e Kosovës u krijua me një lloj uzurpimi të pushtetit me iniciativë të Presidentit të Kosovës për arsye të një perceptimi apo kalkulimi të ndryshëm politik, që konsideroj se është më shumë një qëndrim personal dhe jo unifikues, sa i përket qasjes së dialogut me Serbinë dhe si i tillë i njëanshëm, i shtyrë me një nxitim të habitshëm nga ana e të deleguarit amerikan R. Grenell. Nuk duhet harruar se perspektiva e Kosovës është euroatlantike dhe mbi këtë bazë nuk duhet injoruar sidomos Gjermania dhe Franca si shtete bosht të BE-së”, është shprehur ai.

Sipas tij, Gjermani nuk do të mbështes liberalizimin e vizave, përderisa Kosova ka në pushtet një klasë politike me akuza korruptive dhe uzurpuese të pushtetit, pasi bie në kundërshtim me frymën evropiane.

"Nuk besoj se Gjermania do të mbështes njëmend liberalizimin e vizave përderisa Kosova ka në pushtet një klasë politike me akuza, korruptive dhe uzurpuese të pushtetit, sepse kjo bie në kundërshtim me frymën e legjitimitetit demokratik në BE, dhe me frymën demokratike në përgjithësi, si rrugë e pa alternativë e cila do të shpinte në praktikë drejt Shtetit ligjor dhe drejt një sistemi që lufton krimin dhe korrupsionin”, ka deklaruar Mirsad Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat