“Rama sulmoi Kurtin e Berishën dhe mbrojti miqtë e tij Thaçin, Vuçiqin e Batonin”

Politika

“Rama sulmoi Kurtin e Berishën dhe mbrojti miqtë e tij Thaçin, Vuçiqin e Batonin”

Nga: A.M. Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:10
Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Profesori Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se në konferencën për media kryeministri shqiptarë se ka thumbuar Albin Kurtin, ka sulmuar Sali Berishën dhe ka etikuar si antishqiptarë ata që luftuan për mbrojtjen e territorit të Kosovës nga copëtimi i parapërgatitur prej tij.

“Koncepti që Edi Rama shfaqi në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës në fakt kishte si përmbajtje përçarjen. Thumboi Albin Kurtin, sulmoi Sali Berishën dhe etiketoi si antishqiptarë ata që luftuan për mbrojtjen e territorit të Kosovës nga copëtimi i parapërgatitur prej tij dhe miqve të tij si Thaçi, Vuçiq dhe Baton Haxhiu. Sipas tij, ata që mbrojtën territorin e Kosovës “janë të dyshimtë”, ndërsa ai, kryeministri i Shqipërisë, bashkë me emrat e tjerë që u përmendën e të cilët luftuan kundër shtetësisë dhe integritetit territorial, na qenkan  atdhetarët e mëdhenj", ka thënë ai për Bota sot".

Profesori Bytyçi është shprehur se për gati një dekadë i vetmi etalon i të qenit siç e do hasmi është Edi Rama dhe për pesë vitet e fundit edhe Hashim Thaçi.

"Ai tha se duhet të bashkohemi dhe “shqiptarët nuk duhet të jenë ashtu si i do hasmi”! Por për gati një dekadë i vetmi etalon i të qenit siç e do hasmi është Edi Rama dhe për pesë vitet e fundit edhe Hashim Thaçi. A nuk ishin Rama dhe Thaçi ashtu siç i deshi presidenti i Serbisë Vuçiq?! Kush qenka ai hasmi tjetër, që i dashka shqiptarët të përçarë, përveçse Beogradit? A nuk ishte Edi Rama kumbarë i realizimit të projektit serb të Beogradit për ndarjen e Kosovës?!”, ka potencuar profesori për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat