Burjani: Kalimi i PDK-së në qeverinë Hoti është një ide spekulative

Politika

Burjani: Kalimi i PDK-së në qeverinë Hoti është një ide spekulative

Nga: E.B Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:01
Blerim Burjani

Analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se kalimi i PDK-së në qeverinë Hoti është një ide spekulative.

Burjani ka fajësuar gazetarë të ndryshëm që ai thotë se ata persona nuk janë më as gazetarë. Tutje ka shtuar se këto janë vetëm konspiracione nga gazetarë jo profesionalist dhe pa kompetenca që të bëjnë një analizë të kësaj natyre.

“Askujt nuk i konvenon e as këtij koalicioni ekzistues , këto ide janë spekulative së PDK-së, këto po nxiten nga njerëz të disa televizioneve privat kryesisht gazetar të dikurshëm, e tash nuk janë gazetar e nuk janë më kurrgjo, spekulimet janë të tepruara, këta njerëz gazetar të dikurshëm janë spekulativ dhe konspiracion ,që janë jo profesional dhe pa kompetenc për të bërë analiza të kësaj natyre”, ka thënë Blerim Burjani.

Analisti ka vazhduar duke thënë se është çështje e PDK-së se a do të hyjë në një koalicion të tillë.

Burjani ka përfunduar se PDK-ja është më mirë të mbetet në opozite, sepse ka një imazh mjaft të dëmtuar.

“Është çështje e PDK se a do të ketë ndonjë vendim të kësaj natyre për bashkim në një koalicion të tillë, Thaçi duhet të mbetet pjesë deri në konfirmim të aktakuzës, nëse veç do të ketë, ka kohë për këtë çështje deri në gjashtë muaj, pra nuk duhet spekuluar dhe trilluar tema tjera nga disa njerëz që dalin në tv private, që mendoj po bëjnë dëme dhe shfaqje dhe pa realitet publik. PDK më mirë është të mbetet opozitë deri në fund te kësaj qeverie, imazhi publik i saj është mjaft i dëmtuar”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat