Mulliqi: Në Kosovë është krijuar një dinasti e fortë politike, dhe kanë vënë kontroll mbi Kosovën

Politika

Mulliqi: Në Kosovë është krijuar një dinasti e fortë politike, dhe kanë vënë kontroll mbi Kosovën

Nga: D.B Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:27
Skender Mulliqi

Lojërat politike që po luhen për Kosovën dhe rreth Kosovës, janë bërë të frikshme. Kjo shoqëri secilën ditë po shkon ka vdekja sociale dhe krejt me vetëdije po shkatërrohemi.

Brengat tona nuk zgjedhën pa rezistencë, e kjo rezistencë nuk ka mundësi të behët më zgjedhje si zgjidhja me e mirë dhe më demokratike për Kosovën.

Analisti politik Skender Mulliqi ka thënë për gazetën “ Bota sot” se zgjedhjet e fundit ishin vullneti i shumicës, edhe pse ky vullnet u përmbys nga ata qe e humben pushtetin.

Sipas tij, në të gjitha zgjedhjet sikur është paracaktuar fituesi, duke ju zbritur vleftën këtyre zgjedhjeve.

“ Ndjenja e situatës pa rrugëdalje , ndjenja e frikës , nuk janë paragjykime por të vërteta të mëdha. Kjo klasë politike fitojë ashtu si fitojë deri në zgjedhjet e fundit ,edhe me manipulime .Nga ky rreth vicioz nuk ka mundësi të dilet pa një zgjim dhe pa një vetëdije krejt tjetër të popullit , së shteti ndërtohet ndryshe .Ka ardhur koha të merremi më shkaqet, e jo më pasojat. Pasojat nuk na hyn në funksion më për asgjë .Në Kosovë sikur është ndërtuar strategji jo shtet ndërtuese dhe kjo është shumë e dhembshme. Ne ishim më dekada të okupuar nga Serbia, madje këtë gjë e kishim të qartë të gjithë .Për atë edhe u luftua dhe u sakrifikua shumë që të çlirohemi nga serbet okupator, e jo të okupohemi nga brenda”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, në Kosovë është krijuar një dinasti e fortë politike, dhe kanë vënë kontroll mbi Kosovën.

“Shpjegim është së qarqet antishqiptare në Evropë e botë po dëshirojnë të na thyejnë nga brenda .Këta sikur kanë marrë për detyrë të ndërtojnë shtëpi nga balta. Gjithçka sikur nuk vyen pak gjë .Gjithçka është mjegulluar qëllimshëm me vepra të keqja dhe autokratizëm .Inercioni i politikave sociale na kanë pru në situatë të pa dalje. Të gjitha eksperimentet demokratike në Kosovë, kanë rënë në dorën e autokratëve. Nuk ka ide demokratike , e as rrugë që kishte më bërë një rrugëdalje të mirë për Kosovën . Po ashtu edhe pse vonë , duhet gjetur mekanizma konkrete që zgjedhjet të marrin kahun e duhur”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se konfiskimi i pasurisë së keqbërësve , duhet të jetë prioriteti numër një në Kosovë, për ta shpëtuar shoqërinë tonë nga shkatërrimi. “Nuk na duhen më zgjedhjet të cilat konsiderohen të pamundura, por na nevojitet rezistencë e madhe ,që zëri i qytetarëve më në fund të dëgjohet dhe të jetesohet. Ekzistojnë edhe shumë forma dhe metoda të mos bindjes qytetare. Lojërat shumë të përfolura politike për shkëmbime territoresh janë në dëme për Kosovën dhe shqiptarët .Këtyre lojërave me kufijtë e Kosovës , ju doli para kancelaria gjermane Angela Merkel, për çka duhet të jemi të gjithë mirënjohës. Ajo hodhi në erë një projekt të tillë .Kryesimi i Gjermanisë me BE-, do ta forcojë edhe më shumë legjitimitetin politik dhe territorial të Kosovës. Paralajmërimet nga ky shtet mik i shqiptareve është se do të ketë brenda këtij viti, ose me shpejt liberalizim të vizave për Kosovën, por sigurisht se zonja Merkel ,do të kërkon një ri konfigurim të ri politike, me njerëz krejt të ri”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat