Tomë Gashi: Shpallja e pavlefshme e ligjit për paga në sektorin publik i pritshëm

Politika

Tomë Gashi: Shpallja e pavlefshme e ligjit për paga në sektorin publik i pritshëm

M.H Nga M.H Më 3 korrik 2020 Në ora: 22:03
Tomë Gashi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ditë më parë shpalli të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka kritikuar Kuvendin e Kosovës se në këtë ligj kishte dështuar të garantojë parandalimin e “ndërhyrjeve” në nëpunësit e Gjyqësorit dhe Sistemit të Drejtësisë.

Në lidhje më këtë temë avokati Tomë Gashi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky vendim ishte njëri ndër vendimet më të mira të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej, Gashi thotë që shpallja e pavlefshme e ligjit për paga në sektorin publik ishte i pritshëm dhe në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoi se ky vendim është një prej vendimëve shumë të mira që e ka sjellë Gjykata Kushtetuese në gjithë ekzistencën e kësaj Gjykate. Shpalja e pavlefshme e ligjit për paga në sektorin publik, ky ligj ka qenë i pritshëm dhe tani qeveria duhet të propozoj një ligjë të ri. Në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat