PDK pjesë e Qeverisë së re? Flet juristi i njohur, ky është parashikimi i tij – thotë se PDK, AAK e NISMA duhet të shkrihen në një parti - Bota Sot
PDK pjesë e Qeverisë së re? Flet juristi i njohur, ky është parashikimi i tij – thotë se PDK, AAK e NISMA duhet të shkrihen në një parti

Politika

PDK pjesë e Qeverisë së re? Flet juristi i njohur, ky është parashikimi i tij – thotë se PDK, AAK e NISMA duhet të shkrihen në një parti

Nga: N. H Më: 3 korrik 2020 Në ora: 23:36
Qeveria e Kosovës

Raportohet se Partia Demokratike e Kosovës së shpejti pritet të bëhet pjesë e qeverisë së Kosovës, ndërsa marrëveshja me LDK-AAK-Nisma është fare pranë finalizimit.

Për këtë çështje, për gazetën ka folur juristi i njohur.

Juristi dhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë fillimisht se partia e Veselit, Haradinajt dhe e Limajt duhet të bëhen një parti politike.

Sipas Burjanit, dallim tek këto parti janë vetëm liderët, dhe servilët e tyre që pasurohen pa bazë.

“PDK është subjekt politik i sprovuar shumë me pushtetin dhe me gjera të tjera korruptive, me probleme serioze të mos reformimit po sikur dy partitë tjera të këtij lloji; AAK-në dhe NISMA-n. Këto duhet të bëhen një parti politike. Nuk kanë dallime në qasje e as në qeverisje, dallim janë vetëm liderët dhe servilët e tyre që pasurohen pa bazë, këto subjekte para se të hynë në qeveri duhet të reformohen, të ulen të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të denoncojnë njerëzit keqbërës që në emër të këtyre partive me bekimin e shefave të tyre a jo, kanë bërë dëme të mëdha rendit dhe ligjit, shtetit, institucioneve të përgjithshme, ky mision i PAN është i mundshëm pra një reformim i skajshme dhe i dobishme për PDK-në është i domosdoshëm”, ka thënë Burjani.

Sa i përket zërave se edhe PDK do të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, Burjani ka thënë se është mirë që partia e Veselit ta sqarojë përfundimisht këtë çështje, pasi sipas tij, në media po shpiken shumë tema të panevojshme.

“HashimThaçi duhet të mbetet pjesë e dialogut me z.Hoti, përderisa nuk ka konfirmim të aktakuzës. Nuk ka nevojë për spekulime të kësaj natyre, PDK ka zëdhënës të saj, kanë edhe grupin parlamentar të tyre, ata duhet të deklarohen, dhe jo disa njerëz që dalin nëpër televizione të pavarura dhe shpikin tema të shumta dhe të panevojshme, spekulative, joserioze dhe bajate”, ka thënë në fund, juristi Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pyetur se a do të bëhet Partia Demokratike e Kosovës pjesë e qeverisë nëse presidentit, Hashim Thaçi, i vërtetohet aktakuza dhe duhet të shkojë në Hagë.

Hoti ka deklaruar se nuk u përgjigjet asnjëherë pyetjeve që kanë një “nëse” brenda, sepse është hipotetike pastaj.

“Ju e dini qasjen time se si i trajtoj këto gjëra. Nuk përgjigjem në pyetje hipotetike”, deklaroi Hoti, derisa ishte në konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat