Kush po i armiqëson politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë mes vete?

Politika

Kush po i armiqëson politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë mes vete?

Nga: Albulenë Muji Më: 4 korrik 2020 Në ora: 08:30
Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka tërhequr padinë që e kishte parashtruar ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë Rama e kishte paralajmëruar gjatë vizitës në Kosovë, ku mbajti konferencë për media, po ashtu ku tregoi se ka kërkuar takim me Haradinajn.

“Ramushit i kam kërkuar takim si gjithë të tjerët, për të shkuar për ta vizituar në shtëpinë apo selinë e tij, ku të dëshironte dhe si paditës që shkon te i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër që do doja të diskutoja edhe me atë për këtë çështje që është shumë më e madhe se ne, sepse implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën në të ardhmen dhe e kam njoftuar që s’do bëj komunikime me mediat të vazhdueshme te çdo derë, do bëj një konferencë në fund ku do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua por është shumë më e madhe ajo që sot duhet t’i bashkojë të gjithë, se di çfarë roli ka tërheqja e padisë në raportet mes nesh. Për më tepër me shpifje pa shpifje, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, është një prej figurave historike dhe ka vendin e vet në histori. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht dhe kjo është e gjitha”, ka deklaruar Rama.

Lidhur me këtë çështje, gazeta “Bota sot” ka tentuar që të marr një koment nga zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Veprim i qëlluar i Ramës

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se tërheqja e padisë së Ramës ndaj Haradinajt është veprim i qëlluar.

“Kryeministri shqiptar Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë e ka tërhequr padinë dhe kërkesëpadinë që kishte iniciuar ndaj ish kryeministrit të Kosovës Haradinaj siç thotë ai për shpifje lidhur me ndarjen e Kosovës. Unë mendoj së është veprim i qëlluar nga Rama, i cili erdhi ti përkrahë institucionet e Republikës së Kosovës të cilat janë një krizë shumë të rend, e që si kryeministër i Shqipërisë e ka obligim kushtetues mbikëqyrjen dhe kujdesin ndaj popullit shqiptar që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Po ashtu, ai ka theksuar se tërheqja e kësaj padie mund t'i zbusë raportet e ngrira në mes tyre.

“Rama padinë e ka tërhequr në një mënyrë gjentelmene para mediave për t'i bërë publicitet vetit edhe pse ai nuk i mungon, nuk besoj që ka ndonjë arsye tjetër, pasi që edhe z. Haradinaj e kishte akuzuar pa ndonjë bazë ligjore e që s'kishte çfarë ti bëje presidentit tonë sulmonte kryeministrin shqiptar, e që tërheqja e kësaj padie mund t'i zbusë raportet e ngrira në mes tyre”, ka thënë Islami për “Bota sot”.

Ftohjet e politikanëve Kosovë-Shqipëri

Ndërkaq, analisti politike nga Shqipëria, Ilir Vata ka deklaruar në një prononcim për “Bota sot”, ka perënduar debate e akuzat ndërmjet politikanëve nga Kosova dhe Shqipëria.

“Politikës së vjetër si ka ngel tjetër, veç tradhtisë Kombëtare. Politika mes shqiptarëve, pra Kosovë-Shqipëri ka qenë e ftohtë si asnjë herë tjetër dhe erdhi në mënyrë të pakuptimtë, ku nuk munguan debate politike mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Hashim Thaçi shkëmbej akuza të forta me Sali Berishën, ish- presidentin dhe kryeministrin e Shqipërisë, por ashtu dhe Rama dhe Haradinaj shkuan përtej çdo kuptimi duke ngritur akuza në gjykatë nga kryeministri i Shqipërisë Haradinajt. Edhe ish- kryeministri Kurti pati një ftohje me kryeministri Rama, pra shqiptarët u ngatërruan në inatet e tyre dhe kjo vazhdoi për afro dy vite se erdhi një moment që politika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po silleshin me standarde si Kosovë-Serbi”, thotë ai.

“Askush nuk mund ta dijë thellë se çfarë i çoj politikanë shqiptarë në këtë përplasje politike kur lipsej nevoja për një bashkim të tërë politik e diplomatik për t’ia dal mbanë në bisedime me Serbinë, në integrimin e shqiptarëve në Europë dhe më shumë të mira për shqiptarët”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Ilir Vata

Gjithashtu, Vata është shprehur se politikanë shqiptarë e kuptuan që këtu nuk luhet për emra, por për Kosovën, ndonëse mund të këtë ndër shqiptarë politikanë që kanë punuar kundër Kosovës dhe interesave kombëtare të Shqipërisë për arsye politike.

“Rasti i akuzës ndaj Thaçit dhe Veseli u duk që politikanët shqiptarë u bënë bashkë, dhe ardhja e Ramës në Kosovë kishte pikërisht këtë dhe ai e tha që shqiptarët të jenë bashkë, madje citoj Fishtën duke përmendur postulatin e tij të famshëm, “që shqiptarët janë siç i do hasmi”.

Hasmi kacafyt shqiptarët

Kjo në fakt, sipas tij, ka ndodhur, shqiptarët janë siç i donë hasmi, të kacafytur me njëri tjetrin që kjo është në dëm të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit.

“Akuza penalë ndaj Thaçit dhe Veseli erdhi në një moment kur priteshin bisedimet në SHBA, ndërsa Europa u anashkalua. Politikanë shqiptarë e kuptuan që këtu nuk luhet për emra, por për Kosovën, ndonëse mund të këtë ndër shqiptarë politikanë që kanë punuar kundër Kosovës dhe interesave kombëtare të Shqipërisë për arsye politike. Akuza ndaj gjeneralëve në kuptimin juridik nuk ka kuptim, sepse në luftë Kosova u sulmua nga ushtria serbe, dhe normal që UÇK do rezistonte do luftonte dhe pas luftës u dënuar ata që bënë krime kundër njerëzimit, Sllobadoan Milloshëviç dhe eksponentë e gjenocidit që bënë në Kosovë, por gjithsesi para drejtësi duhet të jemi të hapur, askush nuk duhet të këtë frikë nga drejtësia”, ka potencuar Vata.

Për më tepër, ai është shprehur se Rama erdhi në Kosovë për një gjë të madhe, pasi që  nuk i kishte lënë shumë vend vetes, dhe e shfrytëzojë këtë moment për të bërë punën e tij si kryeministër dhe kryetarë i radhë se OSBE-së.

“Në këtë kuptim, Kryeministri Rama erdhi në Kosovë, pasi nuk i kishte lënë shumë vend vetes, por erdhi për një gjë më të madhe, dhe dihet se shqiptarët në ditë të keqe bëhen bashkë dhe Rama e shfrytëzojë këtë moment për të bërë punën e tij si kryeministër dhe kryetarë i radhë se OSBE-së dhe vend anëtarë i NATO-s pra Rama nuk ishte pa peshë në Kosovë, pavarësish intrigave mes politikanëve”, potencon ai.

Sipas tj, e gjithë loja luan në përfshirjen e politikanëve shqiptarë në lojën e pistë të shitjes së territoreve të Kosovës dhe kjo nuk vjen nga shqiptarët por nga serbët, rusët dhe shërbëtorë tyre që në këtë rast nuk ka pak shqiptarë.

Armiku i shqiptarëve është Rusia

“Perëndimi e dinë se armiku i shqiptarëve në Kosovë e kudo ndodhen është Rusia, komunizmi, politika agresive e lindjes me origjinë nga regjimet, kineze dhe politika e vjetër në rajoni në Ballkan që është shërbëtore e së shkuarës dhe mendoj se rrjeta e perëndimit do i mbledh këto mbetje të së shkuarës për të mos luajtur me çështjet kombëtare dhe interesat e qytetarëve shqiptar”, ka theksuar Vata për “Bota sot”.

Më tej, Vata është shprehur se ajo që vlen është se politikanë shqiptarë përveç tradhtisë nuk u ka ngel tjetër për të bërë ndaj shqiptarëve.

“Përplasja mes politikanëve dhe akuzat mes tyre kanë nxjerrë në pah tradhtinë ndaj Kosovës, por unë mendoj se tradhtia ndaj shqiptarëve nuk është shqiptare por me e madhe, pasi ne asnjëherë nuk kemi mundur të vendosim për fatin e kufijve të territori kombëtare, se po të ishte në dorë të shqiptarëve, do ishim Shqipëria natyrale, pra shqiptarët të bashkua. E me gjithë polemika mes politikës shqiptarë është SHBA dhe BE ajo që do të vendos për atë çfarë e pret shqiptarët, por ama ata dinë se ka ardhur koha që shqiptarëve të mos u bëhet padrejtësi, sepse ata kanë vetëm një shpresë për të cilën jetojnë dhe e vetmja gjë që i bënë bashkë, bashkimin kombëtarë, dhe për flamur dhe kombi ata ngrihen peshë. Tradhtare mes nesh, janë turpi në kohë moderne që do mbahen mend në histori, por ajo që vlen është se politikanë shqiptarë përveç tradhtisë nuk u ka ngel tjetër për të bërë ndaj shqiptarëve”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat