Riza Smaka ia këput shpresat kryeministrit Hoti: S’ka legjitimitet të udhëheq dialogun në Washington - Bota Sot
Riza Smaka ia këput shpresat kryeministrit Hoti: S’ka legjitimitet të udhëheq dialogun në Washington

Politika

Riza Smaka ia këput shpresat kryeministrit Hoti: S’ka legjitimitet të udhëheq dialogun në Washington

Nga: G.B Më: 4 korrik 2020 Në ora: 11:44
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do ta udhëheq dialogun dhe se së shpejti do të udhëtojë drejtë Washingtonit për të diskutuar për dialog.

E presidenti që ishte kryesues i dialogut me Serbinë, anuloi vizitën në SHBA për shkak të aktakuzës së ngritur nga Specialja.

Lidhur me këtë, profesori Riza Smaka, ka thënë se me Kushtetutë presidenti e udhëheq politikën e jashtme, andaj presidenti duhet ta përfaqësojë Kosovën brenda e jashtë saj.

Image
Riza Smaka

"Sipas Kushtetutës, Presidenti e udhëheq politikën e jashtme, është shef i shtetit, e përfaqëson Kosovën në vend e jashtë ndërsa Kryeministri e konsulton Presidentin referuar ekzekutimit të politikës në vend. Pra Presidenti e jo Kryeministri e përfaqëson Kosovën në vend e jashtë, pavarësisht do farë opinioneve të Gjykatës Kushtetuese e cila mund të interpretojë por jo edhe të krijojë norma kushtetuese as ligjore", është shprehur ai.

Sipas Smakës, për shkak të aktakuzës ndaj presidentit është krijuar hendikep, ndërsa kryeministri nuk e ka autorizimin e tij dhe është i zgjedhur me dy vota invalidore, duke shtuar se Kuvendi do të mund të formonte një delegacion për prezantimin e Kosovës jashtë.

"Pasi që kundër Presidentit është e ngritur aktakuza penale në atë mënyrë është krijuar një hendikep serioz për ushtrimin e funksioneve të tija konform me Kushtetutën e Kryeministri nuk i ka autorizimet e Presidentit në një anë dhe është i hollë me legjitimitet pasi që është zgjedhur në mënyrë problematike madje edhe me dy vota invalidore, një të shkaktuar me joshje e kanosje eventuale e tjetra e dhënë nga personi i dënuar mbi një vit për shkak nuk ka pasur mandat të deputetit. Gjithsesi Kosova nuk mund të mbetet e papërfaqësuar dhe do të duhej që Kuvendi të formonte një delegacion enkas për prezantimin dhe reprezentimin e vendit tonë brenda dhe jashtë", ka deklaruar profesori Riza Smaka për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat