Armiku i shqiptarëve është Rusia

Politika

Armiku i shqiptarëve është Rusia

Nga: A.M. Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:02
Ilustrim

Analisti politike nga Shqipëria, Ilir Vata ka deklaruar në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në përfshirjen e politikanëve shqiptarë në lojën e pistë të shitjes së territoreve të Kosovës dhe kjo nuk vjen nga shqiptarët por nga serbët, rusët dhe shërbëtorë tyre që në këtë rast nuk ka pak shqiptarë.

“Perëndimi e dinë se armiku i shqiptarëve në Kosovë e kudo ndodhen është Rusia, komunizmi, politika agresive e lindjes me origjinë nga regjimet, kineze dhe politika e vjetër në rajoni në Ballkan që është shërbëtore e së shkuarës dhe mendoj se rrjeta e perëndimit do i mbledh këto mbetje të së shkuarës për të mos luajtur me çështjet kombëtare dhe interesat e qytetarëve shqiptar”, ka theksuar Vata për “Bota sot”.

Më tej, Vata është shprehur se ajo që vlen është se politikanë shqiptarë përveç tradhtisë nuk u ka ngel tjetër për të bërë ndaj shqiptarëve.

“Përplasja mes politikanëve dhe akuzat mes tyre kanë nxjerrë në pah tradhtinë ndaj Kosovës, por unë mendoj se tradhtia ndaj shqiptarëve nuk është shqiptare por me e madhe, pasi ne asnjëherë nuk kemi mundur të vendosim për fatin e kufijve të territori kombëtare, se po të ishte në dorë të shqiptarëve, do ishim Shqipëria natyrale, pra shqiptarët të bashkua. E me gjithë polemika mes politikës shqiptarë është SHBA dhe BE ajo që do të vendos për atë çfarë e pret shqiptarët, por ama ata dinë se ka ardhur koha që shqiptarëve të mos u bëhet padrejtësi, sepse ata kanë vetëm një shpresë për të cilën jetojnë dhe e vetmja gjë që i bënë bashkë, bashkimin kombëtarë, dhe për flamur dhe kombi ata ngrihen peshë. Tradhtare mes nesh, janë turpi në kohë moderne që do mbahen mend në histori, por ajo që vlen është se politikanë shqiptarë përveç tradhtisë nuk u ka ngel tjetër për të bërë ndaj shqiptarëve”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat