Peshat e rënda që Kosovës iu gjuan në “qafë”, a do t’i përballoj?

Politika

Peshat e rënda që Kosovës iu gjuan në “qafë”, a do t’i përballoj?

Nga: D.B. Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:00
Objekti i Qeverisë

Shteti i ri i Kosovës ende nuk i ka të gjitha atributet e një shteti normal, për faktin se një shtet i tillë humbet në agoni, në fundamentalizma të ndryshme.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se diktaturat në vend për shumë kohë shkaktuan trauma dhe kjo logjikë sikur nuk po përfundon ende.

Sipas tij, interesi personal dhe interesi partiak në Kosovë, janë ngritur mbi interesat e përgjithshme dhe kjo sigurisht behët e rrezikshme.

Image
Skender Mulliqi

“Problemet e fundit e kanë futur në telashe edhe më të mëdha Kosovën duke filluar nga vazhdimi i dialogut në palën serbe, e deri tek rënia e një qeverie të dalë nga vota e lirë. Dhe pas rrëzimit të saj, filluan me formimi i qeverisë nga partia e dytë fituese e zgjedhjeve, që ishte jashtë praktikave të deritashme, dhe së fundi ngritja e aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale ishin pesha tepër të rënda për Kosovën e vogël. Të gjitha këto ndodhen në kohë pandemie globale, andaj një problem i pamatur e lind problemin tjetër edhe më të madh politik. Kosova ka ardhur në zgrip edhe më të theksuar, ku mbetet të shihet nëse do të bëhet re formatizimi i qeverisë Hoti apo të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, duket se si rrugë të vetme të largimit të autokratëve ballkanik nga pushteti, po e shohin përmes Vetingut në drejtësie në Kosovë, duke e shfrytëzuar edhe punën e Gjykatës Speciale, të cilët vet e prunë të dera.

“Këta njerëz të politikës ballkanike kanë filluar ti rrezikojnë edhe interesat e tyre strategjike ne rajon. Brenda thuajse shkatërruan gjithçka dhe paratë e popullit i shfrytëzuan për interesa private dhe për parti politike. Andaj klasa jonë politike krijoi imazh jo të mirë për Kosovën pasi me veprimet e tyre të rrezikshme, rrezikuan edhe ekzistencën e vendit”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat