Deputetja nga LVV-së flet për dialogun Kosovë-Serbi, thotë që vendimet e Hotit kanë dëmtuar Kosovën

Politika

Deputetja nga LVV-së flet për dialogun Kosovë-Serbi, thotë që vendimet e Hotit kanë dëmtuar Kosovën

M.H Nga M.H Më 7 korrik 2020 Në ora: 15:47
Yllza Hoti

Deputetja nga LVV, Yllza Hoti në një prononim për “Bota sot”, u shpreh në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Hoti thotë që heqja e barrierave për të rifilluar dialogun me Serbinë ka dëmtuar pozitën negociatore të Kosovës.

“Është e vërtetë se z. Hoti ka larguar të gjitha barrierat për të rifilluar dialogun me Serbinë, mirëpo me ato vendime, ose thënë më mire lëshime, ai e ka dëmtuar pozitën negociatore të Kosovës. Përderisa Kosovës i është kërkuar heqja e reciprocitetit, apo parimit të barazisë me Serbinë, Serbisë i është kërkuar vetëm ndalimi i fushatës së mosnjohjes së Kosovës. Por përderisa Kosova ka hequr dorë nga shtetësia e saj me heqjen e reciprocitetit, Serbia ka vazhduar falënderimet për shtetet që nuk kanë njohur Republikën e Kosovës”, u shpreh Hoti.

Më tej, deputetja shprehët që kërkesat që po I bëhen Kosovës janë shumë të dëmshme për Kosovën dhe se një qeveri e tillë nuk ka legjitimitet dhe nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog.

“Pra, që nga fillimi, kërkesat që po i bëhen Kosovës janë shumë më të dëmshme për vendin tonë sesa për palën tjetër, gjë që nuk jep sinjal të mirë se rezultati i dialogut do të jetë i mirë për Kosovën. Kjo qeveri nuk ka legjitimet, kësisoj ajo nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog, aq më tepër të sjellë ndonjë marrëveshja të dëmshme”, përfundoi Hoti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat