Duhanaj me një mesazh për Kurtin

Politika

Duhanaj me një mesazh për Kurtin

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:07
Albin Kurti

OVL-UÇK nuk ka anuluar protestën në tërësi.

Në një deklartë të tyre kanë thënë se ”Ne si OVL, nuk duam të marrim përgjegjësi se shkaktarë kanë qenë protestat tona”.

Ata kanë vendosur që çdo komunë, çdo degë ka detyrë të protestojë më 9 korrik me vetëm 99 persona, veteranë të UÇK-së.

Këtë vendim të tyre analisti politik Leon Duhanaj e ka vlerësuar si të qëlluar dhe shumë të përgjegjshëm.

Ai në një prononcim për “Bota sot” tha se kjo është përgjegjshmëri dhe se kështu duhet të sillemi.

“Për mendimin tim, është vëndim i qëlluar dhe shumë i përgjegjshëm. Në këtë kohë pandemie, me siguri që do të ndikonte në rritjen e numrit e të infektuarve. Kjo është përgjegjshmëri, kështu duhet të sillemi, e jo me interesa meskine të rrezikojmë kolektivisht”, thotë Duhanaj.

Ai i dërgon mesazh edhe Albin Kurtit, kryetarit të VV-së, që të merr mësim pak.

“Këtu duhet edhe z. Kurti të marrë pak mësim, sepse ai e keqpërdori situatën pa asnjë përgjegjësi, e që tash po ja shohim sherrin. Protesta e dërgon mesazhin e vetë edhe me numër të vogël”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat