Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka komentuar deklarata e zyrtarit të lartë të PDK-së, Gani Kocit.
Ai ka thënë se nuk është hera e parë që Koci jep deklarata të tilla.
“Nuk është hera e parë që Gani Koci jep deklarata të tilla pas që ai edhe disa herë tjera ka dhënë deklarata të ngjashme, e që askush nuk është marruar me të. Prokuroria sikur të ishte e pavarur nga politika do t'a intervistonte z. Koci ashtu siç ishte intervistuar z. Bahtiri për një deklaratë e cila u konsiderua si nxitëse”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, Krasniqi ka deklaruar se ofendimet dhe deklaratat nxitëse nuk janë shprehje e lirë.
“Deklaratat e z. Koci nuk kanë ndonjë peshë, mirëpo prokuroria nuk duhet të jetë e heshtur, por duhet ta tregoj të vërtetën që fshihet pas saj, sepse ofendimet dhe deklaratat nxitëse nuk janë shprehje e lirë, as nuk simbolizon liron e fjalës por duhet të mbaj përgjegjësi për çdo fjalë dhe veprim të vetin, e jo të ofendohen apo linçohen dy përfaqësuesit e popullit apo dy me të votuarit e zgjedhjeve të fundit”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.