Takimi Hoti - Macron hap i duhur në kohë të duhur

Politika

Takimi Hoti - Macron hap i duhur në kohë të duhur

Nga: A.SH Më: 8 korrik 2020 Në ora: 12:43
Avdullah Hoti dhe Emmanuel Macron

Në takimi mes Presidneti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri të Kosovës, Avdullah Hoti, ne mesin e shumë temave ishte edhe ajo për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mbështetje për përfundimin e çështjes së liberalizimit të vizave e ka dhënë e ambasadori Richard Grenell

Në lidhje me këtë, njohësi i çështejve evropiane Sami Blakaj, në një prononcim për “Bota sot”, takimin mes dy aktorëve politik e ka cilësuar si hap të duhur dhe në kohë të duhur.

“Takimi mes Presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një hap i duhur në kohën e duhur. Takimet e niveleve të tilla ndërmjet të dyja vendeve janë të domosdoshme, marrë parasysh faktin që qëndrimi i Francës karshi liberalizimit të vizave për Kosovën është hezitues dhe me shumë dilema”, thotë ai.

Blakaj shprehet skepit për çështjen e vizave, duke thënë që, Franca mund të të ndryshoj qëndrimin brenda gjashtë mujorit të ardhshëm duke e lidhur këtë me periudhën e kryesimit të BE-së nga Gjermania.

“Megjithatë ky qendrim i Francës, mbase nuk pres të ndryshoj brenda ditësh, por që mund të ndryshoj brenda javësh, rrjedhimisht brenda gjashtë mujorit të ardhshëm, periudhë kjo që përkon edhe me kryesimin e BE-së nga Republika Federale Gjermane”, thekson Blakaj.

Tutje shprehet se, Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi duke bashkëpunuar intezivisht me Berlinin për bindjen e Francës për një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme periudha e presidencës gjermane për Kosovën dhe se në këtë kuptim Prishtina zyrtare duhet të bashkëpunoj intenzivisht me Berlinin zyrtar dhe që bashkarisht të punojnë në bindjen e Francës, por edhe të shteteve e tjera që të avancojnë dhe të marrin vendim pozitiv përkitazi me lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë në Bashkimin Evropian”, përfudnon Blakaj.

Kujtojmë, se më 10 korrik, përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen virtualisht në një samit të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat