Pas aktakuzës nga Gjykata Speciale vjen një reagim i ashpër ndaj Presidentit: Ai tash duhej të ishte në Burojë dhe ti vije turp...

Politika

Pas aktakuzës nga Gjykata Speciale vjen një reagim i ashpër ndaj Presidentit: Ai tash duhej të ishte në Burojë dhe ti vije turp...

Nga: D.B. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:30
Gjykata Speciale-Thaçi

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes finale është shtyrë dhe promovuar nga liderët e të dyja vendeve.

Kështu ka thënë John Bolton, ish-këshilltar për siguri i Presidentit Amerikan Donalt Trump, sipas të cilit ky opsion mori hov në fillim të vitit 2018.

Kjo është periudha kur presidenti i Kosovës, Thaçi, kishte zhvilluar disa takime me homologun serb, Vuçiq, pas të cilave e lansoi idenë për korrigjim të kufijve.

Analisti politik Rexhep Shahu ka thënë për gazetën “Bota sot” se Thaçi e Vuçiq po heshtin, sepse u kapen me presh në dore, duke komplotuar.

Image
Rexhep Shahu

“Janë të shkuar se ndërsa ata po tradhëtonin u ndezën projektorët dhe u panë që po komplotonin. Thaçi mendoj se duhet të shkojë në shtëpi, por ai nuk ka më moral të dalë para shqiptarëve. Sepse për lirinë e tij personale, që të mos e gjykojë Gjykata Speciale ai ishte gati të paguante me territor Kosove e kjo është krim i turpshëm. Thaçi ka shkruar në akull që jep territor Kosove që ai të mos gjykohet për krimet që mund të ketë bërë ose të ketë urdhëruar të bëhen, që të prishet Gjykata Speciale, të bëhet amnisti për të dhe për kriminelet serbe”, ka thënë analisti Shahu.

Sipas tij, ideja e Thaçit është marrë nga profesori i tij, nga ideja e qarkulluar kohë më parë nga serbet dhe Qosja.

“Sa flitet e përflitet vetëm një gjë besoj dhe është e qartë, nuk ka pasur marrëveshje për ndarje e shkëmbim territoresh, nuk e ka kuptuar a ka marrëveshje të gatshme për tu firmosur, ka pasur ide, bisedime por pa arrite të bëhet marrëveshje. Unë kam besuar gjithmonë se Amerika nuk ka bërë luftë me e çlirua Kosovën dhe me i dhënë pastaj Serbisë territor Kosove. Kosovën e ka mbrojt dhe e mbron Amerika. Edhe pse Bolton ka deklaruar se Amerika e Evropa do të miratonin cfarë të arrinin serbet e shqiptaret, Bolton e din se një marrëveshje e tillë diskutohet e kalon shumë nivele në Amerikë, pasi Kosova është investim politik e ushtarak amerikan. Të gjithë ata që përgojuan e përgojojnë ende Amerikën, Grenellin, duke thënë “Amelika Amelika”, të gjithë ata që shohin thika mbi hartën e Kosovës, le të zgjohen prej ëndrrave sepse Kosova nuk është torte aq e lehtë për tu ndarë, pasi Amerika ka investuar shumëçka por dhe shume dinjitet për Kosovën dhe nuk e sheh dinjitetin e saj”, ka thënë analisti Shahu.

Ai ka shtuar se Hashim Thaçi tash duhet të ishte në Burojë në shtëpi që të mos e shohë kush, dhe duhet ti vije turp që është sjellë si gangster.

“Ai vetëm për shpërfillje të të tjerëve duhet të shkojë me dele tash e tutje. Thaçi paska menduar lehtë se mund ta kalonte marrëveshjen e tij në Kuvendin e Kosovës, gjë e cila nuk besoj se mund të ndodhë kurrë edhe pse parlamenti është në nivel jo aq të kënaqshëm intelektual. Thaçi e Vuçiq heshtin se nuk po orientohen ende. Thaçi ka shume frikë se është shumë frikacak tani, ka frikë nga Gjykata Speciale, nuk i shkon as në majë të thotë Ramushit që dha urgjent dorëheqje e shkoi pa post në Hagë. Thaçi ka frikë, dhe po të mos kishte frikë duhej të kishte dhënë dorëheqje me kohë, le të dalë i pafajshëm, por të shkojë në Hagë jo si president. Të shkojë në Hagë dhe të përballet me akuzat e pasluftës se ato në kohën e luftës janë përralla, pasi lufta është luftë dhe në luftë plumbat të vrasin nuk të puthin. Thaçi të përgjigjet për akuzat e pas luftës dhe në popull të përgjigjet edhe për pushtetin e uzurpuar me lloj- lloj ordineri e mashtruesi që thirret në lufte, që thirret isha luftëtar e isha veteran”, është shprehur analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat