“Provokimi i Rakiqit”, çfarë mesazhi përcjelli për Kosovën pasi futi në karantinë veriun e Kosoves

Politika

“Provokimi i Rakiqit”, çfarë mesazhi përcjelli për Kosovën pasi futi në karantinë veriun e Kosoves

M.H Nga M.H Më 8 korrik 2020 Në ora: 21:10
Qeveria Hoti

Gjatë mbrëmjes së djeshme zëvendskryeministri Goran Rakiq ka future në karantinë Mitrovica Veriore, i cili vendosi që për karantinimin e katër komunave dhe vendosjen e ndalimit të lëvizjes nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Pas këtij vendimi pati reagime të mëdha për heshtjen e kryeministrit të vendit Avdullah Hoti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Profesori universitar Enver Bytyçi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, u shpreh që urdhëri i Rakiqit për ta futur në karantinë Mitrovicën është një akti i urdhëruar nga Beogradi që ka dëshiruar të përqoj një mesazh se Kosova është e varur plotësisht nga Beogradi.

“Zevendëskryeministri i Kosovës nga Lista Srpska, Rakiq, ka urdhëruar të fusë në karantinë Mitrovicën e Veriut. Duhet thënë që në fillim se ky akt është politik dhe jo vetëm politik. Është një akt diversiv i urdhëruar nga Beogradi. Që një zv.krzeministër të nxjerrë urdhëra duhet që ai ta ketë për këtë autorizimin e kryemministrit. Zoti Hoti duhet të njoftojë publikun nëse ka dhënë një urdhër të tillë dhe nëse e ka ngarkuar zotin Rakiq me detyrë të veçantë për Mitrovicën e Veriut. Por mesa duket ky veprim synon të japë mesazhin se Veriun e Kosovës e qeveris Berogradi direkt ose përmes Listës Srpska në qeverinë e Prishtinës. Pra është një provokim. Zoti Rakiq mund t'ia propozonte këtë masë kryeministrit ose ministrit përkatës që është i autorizuar të shpallë karantinën për qytete të ndryshme. Kur u shpallën masat e kufizimeve për Prishtinën, Prizrenin etj, mund të bëhej kjo edhe për Mitrovicën e Veriut”, u shpreh Bytyçi.

Tutje, profesori thotë që nëse këtë propozim Rakiq do ja propozonte kryministrit atëhere do të ishte më ndryshe. Mirëpo profesori cek kur qeveria Kurti vendosi për karantim dhe fjalët që Hoti përmendi që nuk është e drejtë e tash është duke vepruar njësoj qeveria Hoti.

Image
Enver Bytyçi

“Fakti që kryeministri Hoti toleron këtë akt të paprecedentë edhe në proçedurë dëshmon se qeveria e sotme e Kosovës është e kushtëzuar plotësisht nga Serbia dhe serbët në Kosovë. Dhe kur mendon se kjo situatë erdhi si rezultat i konspiracioneve të një presidenti, të cilin tash e kanë bojkotuar edhe Europa, edhe Amerika, përveç Beogradit, atëherë situata bëhet më tragjike. Jo vetëm në rastin konkret, të cilin e përmendni ju, por edhe në rastin e vendimit të qeverisë për Prishtinën dhe tri qytete të tjera shihet se janë përdorur dy standarde. Kur kryeministri Kurti shpalli masat kufizuese për t'u mbrojtur nga Covid-19, presidenti e çoi çeshtjen en Gjykatë Kushtetuese dhe kjo Gjykatë vendosi heqjen e këtyre masave, pasi "cënohën të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të garantuara me kushtetutë". D.m.th qeveria Kurti u shpall qeveri arrogante, sepse mori masa për ta mbrojtur jetën e njerëzve. Ishte një vendim krejtësisht politik i diktuar nga Hashim Thaçi. Por tani çfarë po bën Hashimi e Isa përmes Abdullah Hotit? Jo vetëm po kufizojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, por po i japin shansin Listës Srpska të imponohet në mënyrë anti-kushtetuese ndaj qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe ta paraqesë veten si institucion shtetëror i vetëm që qeveris veriun e Kosovës”, tha Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat