Ish deputetja e VV-së tregon pse situata ka dalë jashtë kontrollit, Zemaj duhet të dorëhiqet

Politika

Ish deputetja e VV-së tregon pse situata ka dalë jashtë kontrollit, Zemaj duhet të dorëhiqet

Nga: A. J Më: 9 korrik 2020 Në ora: 11:04

Aktualisht Kosova gjendet në pozitë të rendë sa i përket gjendjes më pandeminë dhe rastet e shumta që janë duke u trajtuar në spitale.

Derisa janë hedh akuza të rëndë në drejtim të Qeverisë Hoti e sidomos ndaj Ministri të Shëndetësisë Amend Zemaj, këta të fundit po shprehen se janë duke e bërë të pamundurën që gjendja nga koronavirusi të përmirësohet e sidomos pasi Qeveria se fundmi mori masat e reja.

Faji për gjithë këtë po i drejtohet ministrit Zemaj i cili edhe nuk është ndonjë profesionist shëndetësor apo diçka në lidhje me shëndetësinë dhe se është ministër në këtë kohë të vështirë.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku në një prononcim për Bota Sot” ka thënë se situata me CPVID-19 ka dal jashtë kontrollit e kjo për shkak se njerëzit jo profesionist kanë marr detyrat apo postet që nuk ju takojnë.

Image
Drita Millaku

 

“Situata me menaxhimin e Covid-19 ka dal jashtë kontrollit e keqja është se njerëzit jo profesionist kanë marr detyra qe nuk ju takon.  Sa i përket dorëheqjes se Armend Zemaj  unë mendoj se ai nuk duhet të dorëhiqet ,por e gjithë qeveria duhet të dorhiqet edhe ashtu kjo nuk është qeveri e dal nga populli, por është qeveri e formuar për interesa  personale, dhe gjithë qeveria ka dështuar ne te gjitha aspektet  jo vetëm ne menaxhimin e pandemisë” ka thenw pwr “Bota sot ish- deputetja Drita Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat