Njohësi i Integrimeve Evropiane: Kjo është ideja e qartë e kancelares Merkel dhe presidentit francez Macron - Bota Sot
Njohësi i Integrimeve Evropiane: Kjo është ideja e qartë e kancelares Merkel dhe presidentit francez Macron

Politika

Njohësi i Integrimeve Evropiane: Kjo është ideja e qartë e kancelares Merkel dhe presidentit francez Macron

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:57
Emanuel Macron dhe Angela Merkel

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Sami Blakaj, në një prononcimi për “Bota sot” është shprehur se Evropa e ka vështruar disi me dyshim iniciativën e Uashingtonit kur bëhet fjalë për marrëdhëniet politike mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Bashkimi Evropian gjithnjë e ka përshëndetur rolin e miqve amerikanë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Por në të njëjtën kohë Evropa e ka vështruar disi me dyshim iniciativën e Uashingtonit kur bëhet fjalë për marrëdhëniet politike mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka potencuar se shtete të cilët aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është e qartë që BE duhet të udhëheq.

Image
Sami Blakaj

“Ideja e Bashkimit Evropian, veçmas ajo e kancelarës gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron është që me shtetet që gjenden në Evropë, dhe që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është e qartë që BE duhet të udhëheq, kur është fjala për ndjekjen e proceseve politike në përgjithësi dhe veçanërisht të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka potencuar Blakaj për “Bota sot”.

Për më tepër, ka përmendur edhe samitin e sotëm në të cilin po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Në vazhdën e kësaj ideje dhe agjende politike sot mbahet edhe samiti virtual përmes një viodeo-linku, e që në relacion do të jetë Beograd-Prishtinë-Berlin-Paris-Bruksel. Organizatorë të këtij samiti virtual janë pikërisht dy liderët evropianë, Merkel dhe Makron, të cilët po synojnë që përmes samitit në distancë t’i japin shtysë dhe dinamikë të re rikthimit në tavolinën e bisedimeve mes shteteve fqinje me 12 korrik në Bruksel”, ka përfunduar Blakaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat