Të merret shembull Gjermania për parandalimin e Covid-19, ndryshe “shkuam”

Politika

Të merret shembull Gjermania për parandalimin e Covid-19, ndryshe “shkuam”

Erjona Retkoceri Nga Erjona Retkoceri Më 10 korrik 2020 Në ora: 16:50
QKUK, korrik 2020

Kosova tashmë është prekur me sëmundjen pandemike Koronavirus.

Vala e madhe e virusit Covid-19 që po përshkon tërë globin po vazhdon të na shkund edhe neve.

Rritje të numrit të infektuarve kemi çdo ditë, edhe bashkëqytetarë që po humbën jetën, e që ishin të shtruar në Klinikën Infektive.

Rritja e rasteve me Covid-19 ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët.

Ramadani: Situata pandemike në vend është ende e rëndë dhe serioze

Image
Hamdi Ramadani

Ish Drejtori i Klinikës Infektive dhe Profesori i Infektologjisë Hamdi Ramadani në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, situata pandemike në vend është e rënd dhe serioze.

Ai thotë se është shumëfishuar numri i rasteve me Covid-19, këtyre muajve të fundit, maj, qershor dhe kulmoi në korrik, këto raste të evidentuara janë protokolle mjekësore dhe pozitive ndërsa ka shumëfish raste të tjera të paevidentuara, të pastruara që sipas një vlerësimi të një mjeku kjo shifër është e afërt me 200 mijë të infektuar.

“Nuk po bëhen teste aerologjike për të vërtetuar kontaktin ose imunitetin e popullatës nga covid-19, nuk ka aparatura të mjaftueshme për analiza të rasteve, ku institucionet është dashur ti sigurojnë aparaturat përkatëse është menaxhimi i pandemisë jo i duhur në organizim dhe trajtim të rasteve të cilat pranohen në klinikë pa arsye dhe pa ndërlikime, klinika infektive është stërngarkuar dhe ky është gabim pasiqë rastet e rënda që përbëjnë afër 5% të totalit janë spitalore me ndërliki” tha ai.

Ai shton se, nuk janë trajtuar rastet në repartet spitalore të Kosovës, ka reparte infektive me mjek specialist dhe infektolog e shtretër por nuk janë trajtuar si duhet, ku pacientët shpesh dalin nga klinika dhe nga shtëpitë deri sa janë të infektuar, kjo gjë nuk bënë të ndodh, nuk është epidemiologjia instituti për të mbledhur numra se sa janë infektuar dhe sa të vdekur por të merren me lokalizimin e rasteve të pandemisë.

“Rastet e fundit me të sëmurë dhe vdekshmëri në ditët e fundit është diçka që në pandemi mund të ndodh, por vihet në dyshim ana teknike, ku familjarët pohojnë se nuk ka pasur oksigjen për të afërmit e tyre”, tregoi Ramadani.

Ai beson se tani me ardhjen e drejtorit të ri situata mund të jetë më efikase dhe më e mirë, sepse Kosova ka mjaft mjek të mirë dhe profesionist të mjaftueshëm për ta menaxhuar situatën, klinika infektive me staf profesionist do të ja dalin ta luftojnë ende këtë pandemi që do të zgjasë dhe më tej, dhe pse rreziku është ende dhe situata mbetet serioze, por me punë angazhim maksimal do ta kalojmë.

Uka: Duhet urgjentisht votimi i një projektligji kundër pandemisë

Image
Fitim Uka

Deputeti i LVV, Fitim Uka, për “Bota sot” ka thënë se pikërisht për arsyen që nuk ka kapacitetet e duhura, në kohen e Qeverise Kurti dhe ministrit Vitia është bërë përpjekje që të kontrollohet situata me Covid-19 në Kosovë.

“Tash, kur numrat e të prekurve janë alarmant, tash kur numri i të vdekurve është i madh, kur testohen pak dhe rezultojnë pozitiv shumë, kur sëmuren shumë e nuk ia dalin të shtrihen në infektivë, kur duhet që të sforcohet sistemi, kur vdekjet ndodhin brenda sistemit shëndetësor, e them me bindje qe ne nuk kemi kapacitete edhe jemi buze kolapsit”.

“Hapi i parë që duhet të ndodhë, është dorëheqja e këtij ministri skandaloz të shëndetësisë. E dyta, duhet një figurë ministrore që përçon pjekuri dhe maturi. Duhet një ri-organizim i shpejtë. Na duhet urgjentisht votimi i një projektligji kundër pandemisë. Duhet më shumëmonitorim dhe aplikim gjobash për biznese dhe individ që nuk e respektojnë thirrjen e IKShP-së”, thotë ai.

Mbi të gjitha, sipas tij, duhet të punohet më shumë në ngritjen e vetëdijes dhe komunikim të hapur me qytetarët, dhe pse dyshon që këtë mund ta bëjë një qeveri ilegale që ka treguar kaq shumë pamaturi dhe jo-kompetente në menaxhimin e situatës.

“Menaxhimi i pandemisë është skandaloz, nga vendi shembull jemi kthyer në një vatër të rrezikshme”, tha Uka.

Burjani: Menaxhimi i Covid-19 është dështim i botës, jo vetëm i Kosovës

Image
Blerim Burjani

Analisti dhe juristi Blerim Burjani në një prononcim për “Bota Sot” tha se Menaxhimi i Covid-19 është dështim i botës dhe jo vetëm i Kosovës.

Sipas tij, ka shumë arsye dhe dilema për shpërndarjen e këtij virusi, ka edhe shumë informata kontroverse rreth shpërndarjes dhe përhapjes tek njerëzit, dhe ka shumë analiza që po zhvillohen dhe hulumtime në mbar botën.

“E vërteta e këtij virusi është se nuk ka pik si kanë thënë, ky virusi e mbërrin pikën dhe e tejkalon, pra nuk ka virus permanent po sikur të kishte pasur pik kjo pandemi ish ardhë tu ra e jo duke u ngritur përtej limiteve dhe parashikimeve, pra ka shumë gjëra prej asaj se nuk do të ndalet kurrë e deri te hipoteza qe nuk ekziston, dilemat vazhdojnë të qëndrojnë edhe më tutje, e tëra bota ballafaqohet njëjtë me të panjohurën dhe të njohurën e këtij virusi”, është shprehur ai.

Burjani nuk beson që zgjatë shumë ky virus dhe kjo përfundon me vaksinim edhe pse ka njerëz të shumtë që refuzojnë ndonjë vaksinim të tipit anti-korona për arsye të shumta edhe imunitare dhe konspirative.

“Ky virus apo çka do që të jetë nuk mund të ekzistoj në hapësirë më shumë se një vit pa u demoluar struktura e saj po qe së është edhe diçka tjetër, nëse është diçka tjetër atëherë rreziqet mund të jenë më të mëdha për shëndetin e njerëzve edhe në vitet e tëra kuptohet pasojat mund të vazhdojnë varet a është virus apo diçka tjetër, tha Burjani.

Islami: Pandemia e ka gjetur Kosovën të dërmuar

Image
Gazmend Islami

Analisti Gazmend Islami në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se pandemia e ka gjetur Kosovën të dërmuar e sidomos pas ardhjes së Qeverisë Hoti.

Sipas tij, largimi i masave dhe dalja e pakontrolluar e qytetarëve e ka bërë që në Kosovë të kemi më së paku 100.000 mijë të infektuar.

“Së pari Kosova është një vend që 20 vite pas luftës, nuk ka arrit të ndërtoj një mekanizëm që do ta kthente QKUK-në një spital me suaza të normales, nepotizmi, keqpërdorimet që nga pas lufta e kanë bërë Kosovën me shëndetësinë më të dobët në rajon”, ka thënë Islami

Ai shton se, Qeveria duhet të dal me qëndrime të qarta, për parandalimin e tubimeve me shumë se 20 veta edhe kjo të bëhet vetëm duke mbajtur distancën dhe maskën!

“Duhet marre shembull Gjermanin e cila në fillim të pandemisë kishte deri në 78 persona të infektuar në 100.000 mijë banor, tash ka arrit bije numri në 1 banor. Rregullat strikte në shtetin gjerman kanë dhënë këto rezultate! Kosova duhet ti kthehet realitetit, bartja e maskave, distanca sociale, pastërtinë Politikat nacionale duhet koordinuar nga të gjitha partitë politike, vetëm të bashkuar mund të kemi rezultate pozitive! Në rast të rritjes së numrit të infektuarve duhet të kthehen masat”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat