Rritja e numrit me Covid-19 në Kosovë, analisti: Ky është problemi kryesor

Politika

Rritja e numrit me Covid-19 në Kosovë, analisti: Ky është problemi kryesor

Nga: A.SH Më: 11 korrik 2020 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Gjendja me COVID-19 në Kosovë është rënduar.

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19. Këtë e kanë mbështetur edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Në lidhje me këtë analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, pandemia ëshët diqka që vështirë kontrollohet pa e izoluar.

“Rikthimi i vrullshëm i pandemisë COVID-19 në regjion, e posaçërisht në Kosovë, ka ndikuar që gjërat të përkeqësohen dukshëm.
Për mendimin tim, përpos që pandemia është diçka që vështirë kontrollohet pa e izoluar. Ka edhe disa gabime që janë bërë në hapa që po ndikojnë në rritjen e numrit të infektimeve, siç ishte, heqja e terësishtme e masave nga Qeveria Kurti, e pastaj mos vendosja e asnjë mase nga Qeveria Hoti gjerë me tani”, thotë Duhanaj.

Sipas tij, gjendja është përkeqësuar dhe qytetarët po tregohen jo vetëm të pavetëdijshëm, por edhe abuzues me shëndetin e tyre

“Tani gjendja është përkeqësuar shumë dhe problemi kryesor qëndron në papërgjegjësinë e madhe qytetare. Qytetarët e Kosovës, po tregohen jo vetëm të pavetëdijshëm, por edhe abuzues me shëndetin e tyre.
Nga njëra anë, kemi mungesen e respektit ndaj virusit i cili po vret njerëz, dhe, nga ana tjetër kemi një lloj fushate dezorientuese e cila me gjasë nëjet qëllimshëm nga disa njerëz duke thirrë se virusi është veç se një mashtrim konspirativ”, shprehet Duhanaj.

Ai vlerëson se, në këtë gjendje e cila është e vështirë, i vetmi opsion real është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, pa e penguar zhvillimin e ekonomisë.

“Tani gjendja është e vështirë dhe shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme është opcion real.
E mira kishte me qenë që të kemi kufizime levizjesh, pa e penguar rrjedhën dhe zhvillimin e ekonomisë, sepse një kolaps ekonomik, është me i keq se sa pandemia”, përfundon Dunahaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat