Njohja nga Serbia, analisti i njohur: Serbia është në presion dhe këtë e ka thënë vetë Vuçiqi - Bota Sot
Njohja nga Serbia, analisti i njohur: Serbia është në presion dhe këtë e ka thënë vetë Vuçiqi

Politika

Njohja nga Serbia, analisti i njohur: Serbia është në presion dhe këtë e ka thënë vetë Vuçiqi

Nga: A.SH Më: 12 korrik 2020 Në ora: 22:24
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq

Në një konferncë për media Kryeministri Avdullah Hoti e konfirmoi se të enjten do të takohet me Presindetin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Avdullah Hoti përsëriti se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.

Kryeministri Hoti ka thënë se, marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke.

Në lidhje me këtë analisti politik, Fitim Salihu, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, duke parë politikën serbe, ku bën pjesë Vuçiq, natyrisht se bëhemi skeptik se do të ketë njohje.

Image
Fitim Salihu

“Duke parë politikën nacionaliste serbe, ku bën pjesë edhe Vuçiqi, natyrisht se njeriu bëhet skeptik se do të ketë njohje. Por, në anën tjetër, duhet ta kemi parasysh edhe faktin që Serbia është në presion dhe këtë e ka thënë vetë Vuçiqi”, thotë Salihu.

Sipas tij, Kosova ka hequr taksën dhe tash topi është tek Serbia. Ai thotë se SHBA ka qenë e qartë dhe më koncize se kontesti Kosovë-Serbi nuk mund të përmbyllet pa njohje reciproke.

“Pasi që Kosova e hoqi taksën, topi tani është tek Serbia. Për më tepër, ka zëra në BE që kërkojnë që integrimi evropian i Serbisë të kushtëzohet me njohjen e Kosovës. Megjithatë, BE-ja vazhdimisht e ka përdorur ambiguitetin konstruktiv duke refuzuar ta përdor termin njohje por e ka përdorur termin normalizim. Në anën tjetër, ShBA-ja ka qenë më e qartë dhe më koncize se kontesti Kosovë-Serbi nuk mund të përmbyllet pa njohje reciproke”, përfundon Salihu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat