A ka Avdullah Hoti kompetenca të plota për të udhëhequr dialogun me Serbinë, ja çfarë thotë juristi i njohur

Politika

A ka Avdullah Hoti kompetenca të plota për të udhëhequr dialogun me Serbinë, ja çfarë thotë juristi i njohur

Nga: D.B. Më: 13 korrik 2020 Në ora: 15:19
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili ka kompetencat e plota për të përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë, ka thënë se Kosova do të përfaqësohet nga vetë ai, pasi këto kompetenca ia përcakton Kushtetuta e Kosovës.

E në lidhje me këtë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se Hoti ka kompetencat për përfaqësim të plotë dhe legjitimacion veprimi, pasi ai tash ka një platformë për dialog me disa pika që janë të arsyeshme për pozicionin e Kosovës.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, Kosova me Serbinë mund të zhvilloj vetëm dialog teknik, normalizim dhe njohje reciproke, e tjera bisedime nuk mund të ketë.

“E them këtë pas nuk ka bisedime politike dhe statusore dhe asgjë tjetër që ka fundosur ëndrrat serbe. Serbia duhet ta pranojë se i tërë perëndimi është në anën e Kosovës, dhe Serbia nuk e ka asnjë aleat perëndimor përkrahës. Pra qysh tani Serbia po bëhet gati të kapitulloj ose të pranoj realitetin apo të të mos arrij kurrë ndonjë marrëveshje me Kosovën. Ideja serbe është prolongimi deri në një situatë tjetër historike favorizues. Në këtë fazë Serbia po mashtron perëndimin, BE-në edhe SHBA-në, dhe nuk do të pranoj asnjë marrëveshje me Kosovën. Hoti ka nevojë për një ekip politik prej liderëve Haradinaj dhe Lima dhe dikush nga PDK-ja duhet të jenë patjetër pjesë e dialogut, përderisa ekipi i ekspertëve duhet të bëhet në mënyrë legale, pra të hapet konkurs publik për të aplikuar ekspertet”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat