A po përmbyllet marrëveshja me Serbinë? Analisti politik thotë Vuçiqi do ta përmbyllë këtë

Politika

A po përmbyllet marrëveshja me Serbinë? Analisti politik thotë Vuçiqi do ta përmbyllë këtë

Nga: A.SH Më: 14 korrik 2020 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Edhe dy ditë kanë mbetur deri te rinisja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të zhvillohen në Bruksel. Këtij takimi i parpriu Samiti i mbajtur ditë më parë në Paris me inciativën e presdientin francez, Emmanuel Macron.

Ndërsa, kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se ky dialog do të përfundoj me marrëveshjen finale siç është njohje reciproke.

Në lidhje me këtë, analisti politik, Leon Duhanaj ka thënë për “Bota sot” se, çështja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është një proces i gjatë dhe se duhet t'i vëhet pika përfundimtare.

Sipas tij, dialogu ka filluar dhe po vazhdon, që nga Rambuje

“Çështja e negocimit ndëmjet Kosovës dhe Serbisë, është proces shumë i gjatë dhe, duhet t'i vëhet pika përfundimtare. Ai ka filluar dhe po vazhdon, që nga Rambuje. Nëse u kthehemi në retrospektivë sjelljeve të palës serbe, atëherë nuk do mbetej vënd për shpresë që një ditë do të kemi paqe të përhershme me ta. Arsyeja është se këta që nga fillimi, janë treguar destruktiv në kuptimin e plotë të fjalës. Serbia duke qenë se koketon edhe me lindje edhe me perëndimin përnjëheri, e le hapur opcionin e rrugës apo zgjedhjes së dytë edhe pse këtë realisht nuk e ka por manipulon me të qytetarët e vetë. Serbia, pas çdo raundi negociatash, qoftë në Rambuje ashtu edhe në Vjenë, nuk u pajtua me rezultatin apo me epilogun e tyre”, ka thënë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

Ai shton se, kësaj herë Serbisë nuk do t’i lihet derë hapur për ndonjë proces eventual të ri, ajo do të obligohet t'i respektoj rezultatet.

“Ndoshta nuk do të pajtohet as në të ardhmen kur do ta kemi një projektmarrëveshje, megjithatë, kësaj radhe nuk do të lihet derë hapur për ndonjë proces eventual të ri, këndej Serbia, do të obligohet t'i respektoj rezultatet, përkatësisht marrëveshjen me Kosovën. Fundi i fundit, një paqe e qëndrueshme me Kosovën është dhe, do të jetë edhe në të ardhmen edhe interes i Serbisë, e posaqërisht i serbëve të Kosovës”, shprehet Dunahaj.

Ai më tej nënvizon se, qeveria serbe lëshon mesazhe herë pas here me të cilat paralajmërohet njohja e shtetësisë Kosovës.

“Natyrisht se autoritetet serbe do ta kenë të veshtirë që realitetin t'ua prezantojnë qytetarëve të tyre, sepse terrenin e kanë minuar vetë. Megjithatë, qeveria serbe lëshon mesazhe herë pas here me të cilat paralajmërohet njohja e shtetësisë Kosovës. Unë jam optimist që procesi po shkon drejtë fundit dhe që do të jetë pikërisht Vuçiç i cili do ta shtyj ketë agjendë përpara, sepse është i vetmi që e ka edhe forcën implementuese. Për ta bërë ketë, mendoj që kërkohet dinamikë me e madhe dhe vendosmëri e ndërmjetësuesve në dialog që pa ekuivoke gjërat t'i shtyjnë përpara”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat