Intervistimi i Presidentit Thaçi, analisti politik tregon pse nuk po jep dorëheqje nga pozita e presidentit

Politika

Intervistimi i Presidentit Thaçi, analisti politik tregon pse nuk po jep dorëheqje nga pozita e presidentit

Nga: A.SH Më: 15 korrik 2020 Në ora: 13:01
Hashim Thaçi

Kreu i shtetit Hashim Thaçi nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit dhe për të tretën ditë me radhë, do të intervistohet nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Në lidhje me këtë analisti poltik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, gabimet sa i përket presidnetit janë bërë që në zanafillë të saj, e për këtë faji I takon edhe LDK-së, duke e ditur se një ditë do të thirrhet si i akuzuar.

“Gabimi me Thaçin është bërë që në zanafillën e saj, kur u votua nga LDK për president, duke ditur se Gjykata Speciale do të themelohet pikërisht për të. Është dahsur të dihet se një ditë do vjen puna kur Kosovës do i shkoj presidneti në Hagë, pikërisht ngase Hashim Thaçi është votuar në atë pozitë. Dhe Thaçi jo kot e ka marrur postin e presdentit, pikërisht për të bërë përpjekje që të bëjë marrëveshje në emër të Kosovës për fatin e tij personal”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, ai nuk jep dorëheqje sepse shpreson se aktakuza s’do të konfirmohet edhe për një kohë.

“Dhe Thaçi nuk jep dorëhqje, pikërisht ngase ende shpreson se aktakuza ndaj tij s’do të konfirmohet edhe për një kohë, aq sa do i jepte hapësirë për të mbyllur pazaret me Vuçiqin. Fati i Thaçit sot është në duart e Vuçiqit, nga i cili kërkon shëptim, në këmbëim të ndarjes së vendit”, shprehet Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Me tutje shton se, intervistimi i Preisdnetit për tri ditë radhazi është diqka e turpshme dhe se një gjë e tillë nuk na nderon aspak si vend.

“Është e turpshme që për tri ditë presidentit i vendit merret në pyetje në akuzat për krim kundër njerëzimit, vepra më e lartë penale në botë. Thaçi duhet të jep dorëheqje sa më parë, por për këtë faji i takon dhe LDK-së që bëri president dikë që e dinte se një ditë do thirret si i akuzuar. Megjtihatë, Kosova për tri ditë në Hagë është lajm i keq , dhe si i tillë ky lajm nuk na nderon aspak”, përfundoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat