PDK së shpejti pa kryetar, Vlora Çitaku apo kush do zë vendin e Kadri Veselit?

Politika

PDK së shpejti pa kryetar, Vlora Çitaku apo kush do zë vendin e Kadri Veselit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 korrik 2020 Në ora: 20:39
Kadri Veseli dhe Vlora Çitaku

Krahas Hashim Thaçit, së shpejti pritet që të ftohet për në Hagë edhe Kadri Veseli. Veseli është aktualisht kryetar i PDK-së, e cila në rast se të konfirmimit të aktakuzës ndaj z.Veseli, PDK do të mbetet pa kryetar. Kjo, detyrimisht e bën të nevojshëm që të zgjidhet një kryetar tjetër në këtë parti politike, që aktualisht ndodhet në opozitë.

Mes shumë emrave të lakuara së fundi në media të ndryshme, natyrisht duke u bazuar edhe nga preferencat brenda partisë, dalin emrat e Vlora Çitakut, Memli Krasniqit, Hajredin Kuçit, apo edhe Enver Hoxhaj.

Se kush do të jetë, kjo mbetet pikëpyetje e madhe, mirëpo na lind e drejta të japim këndvështrimin tonë se kush do të mund të jetë. Edhe pse nga PDK me një lloj inati u tha se e kemi kryetarin, dhe s’ka pse të jetë dikush tjetër, megjithatë në rast të konfirmimit të aktakuzës ndaj Kadri Veselit ky është një proces i pashmangshëm.

Ndër emrat e përmendur, spikat emri i Vlora Citakut, ambasadorja e Kosovës në Uashington, dhe e preferuara e Hashim Thaçit dhe mbështetësve të tij. Vlora, ndonëse ka mbajtur disa fjalime patetike në OKB, nuk dihet se sa ka aftësi për të drejtuar një parti opozitare drejt fitores, kur dihet nami i keq që ka PDK në opinion publik. Kjo duket një metodë e kopjuar nga LDK me Vjosa Osmani, megjithatë, vështirë të besohet se Vlora ka besimin dhe mbështetjen sikur që ka Vjosa.

Ndërsa, të tjetër kandidatë të mundësh, pa përjashtim mund të jetë cilido prej tyre. Kushdo që të jetë kryetar i PDK-së, do e ketë të vështirë të rikthej besimin e humbur, pas skandaleve të mëdha dhe dëmeve që kjo parti i ka sjellur vendit.

Për të pasur sukses, cilido prej atyre që do të vijnë në vend të Kadri Veselit duhet të veproj ndryshe, së pari duke kërkuar falje për të gjithë mëkatet që ka bërë kjo parit, të largoj nga partia të gjithë kapësit e shteti, dhe tek atëherë të fillojë ndryshim kursit të kësaj parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat