“Takimi Hoti-Vuçiq, nesër do theksohet roli i BE-së në këtë proces”

Politika

“Takimi Hoti-Vuçiq, nesër do theksohet roli i BE-së në këtë proces”

Nga: A.M. Më: 15 korrik 2020 Në ora: 21:59
Aleksandër Vuçiq, Avduallah Hoti

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” nuk është shprehur optimist për takimin e së enjtes që do të zhvillohet ndërmjet kryeministrit të vendit, Avduallah Hotit dhe atij serb, Aleksandër Vuçiqit.

“Takimi i nesërme ndërmjet Hotit dhe Vuciqit nuk pritet të sjell ndonjë gjë të re, vetëm sa për të bërë foto që do i shërbenin BE për të theksuar rolin e saj në këtë proces”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mehmeti ka shtuar se deri tani nuk ka pasur rezultate në takimet e udhëhequra nga BE-ja.

“Nuk kemi arsyeje për të besuar se këtë radhë ky takim do jetë ndryshe, kur deri tani s`ka dhënë rezultate nën mbikëqyrje të BE.E shoh të dëshiruar këtë takim sa i përket përmbajtjes, ose thëne më mirë rezultatit”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat