Zgjedhjet në Maqedoni, kush do ta formoj Qeverinë, Xhelili: Të gjitha opsionet janë të hapura

Politika

Zgjedhjet në Maqedoni, kush do ta formoj Qeverinë, Xhelili: Të gjitha opsionet janë të hapura

Nga: D.B. Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:18
Zgjedhjet në Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë edhe pse në kushte pandemie u realizuan nën masa të caktuara të propozuara nga komisioni për sëmundje ngjitëse.

Analisti politik Zudi Xhelili ka thënë për “Bota sot” se fushata në këto zgjedhje dallonte nga zgjedhjet e mëparshme, sidomos nga pjesëmarrja e vogël nëpër tubime.

Sipas tij, krejt kjo pjesëmarrje e vogël, ka ardhur si pasojë e një vale të dytë të virusit Covid 19 që është në rritje. 

Image
Zudi Xhelili

“Në këto zgjedhje rezultatet janë të përafërta si te blloku politik maqedonas ashtu edhe tek partitë rivale shqiptare. Partia nacionaliste VMRO- DPMNE e Kristian Mickovskit që konteston çështjen e emrit të ri të shtetit është fituese në 5 njësi zgjedhore më shumicë maqedonase me mbi 2 % të votave në çdo njësi, përveç njësisë 6 që dominohet me shumicë votuese shqiptare, e ku ka humbur me mbi 20% nga partia tjetër Maqedonase LSDM, që për herë të parë koalicionoj me një parti shqiptare para se ti hyjë garës zgjedhore”, ka thënë analisti Xhelili.

Sipas tij, Lëvizja Besa ia kryjoi diferencën e mjaftueshme për fitore LSDM –së.

“Pra LSDM sipas rezultateve jo zyrtare pritet ti fitoj 46 mandate, VMRO 44 mandate. Ndërsa pritshmëritë se Koalicioni ASH - Alternativa mund ti fitojnë zgjedhjet te blloku politik shqiptar ishin reale. Megjithatë BDI parti me 18 vjet përvojë në qeverisje përdori lloj-lloj shantazhesh e frikësime dhe arriti të amortizojë hovin e oponentëve duke ruajtur epërsinë në 15 mandate kundrejt 12 sa morri ASH - Alternativa që vetëm për 5 vite nga formimi, nga 3 deputet që kishte në vitin 2016, sot arriti në 13 mandate. Është interesante se kush do të formoj qeveri dhe me çfarë kombinimesh, pasi gjitha opsionet janë të hapura”, është shprehur analisti politik Zudi Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat