Takimi i parë me Aleksandar Vuçiqin, ja çka thotë Avdullah Hoti

Politika

Takimi i parë me Aleksandar Vuçiqin, ja çka thotë Avdullah Hoti

Nga: BS Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:58
Avdullah Hoti

Në Bruksel ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ishte kjo përballja e parë e Hotit me presidentin serb, Vuçiq. 

E pas këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka një progres në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. 

”Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës”, është shprehur Hoti. 

“Sapo e mbaruam takimin e parë në Bruksel për proces të dialogut, që po fillon pas një periudhe 20-mujore mbi parimet e qarta për këtë proces, të cilat ua kemi prezantuar edhe më parë partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me insistimin tonë sot kemi biseduar për dy tema të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe të të dyja vendeve, nën 1 për të pagjeturit dhe 2 për bashkëpunimin ekonomik. Takimi ka qenë i vështirë”, ka thënë Hoti.

Por sipas tij, mund te ketë edhe biseda të natyrës teknike dhe se beson tek partnerët ndërkombëtarë. 

 

”Mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përcjellë “Bota Sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat