Paralajmërohet ‘tronditja’ e madhe për PDK-në: Ja dy përplasjet e forta në këtë parti

Politika

Paralajmërohet ‘tronditja’ e madhe për PDK-në: Ja dy përplasjet e forta në këtë parti

Nga: BS Më: 16 korrik 2020 Në ora: 20:39
Kadri Veseli

Për të katërtën ditë me radhë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të intervistohet në Gjykatën Speciale, pas aktakuzës së propozuar nga prokurori i Speciales. 

Përveç Thaçit, aktakuza e propozuar përfshin edhe kreun e PDK-së, ish shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin. 

Për dallim nga Thaçi, Kadri Veseli ende nuk e ka bërë të ditur se kur do të udhëtojë drejt Hagës. 

E ditëve të fundit, në media është raportuar për mundësinë që Veseli të largohet nga kreu i PDK-së nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij. 

E lidhur me këtë, për “Bota Sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti. 

Image
Faton Mehmeti

 

Sipas tij, pritet një rënie edhe më e madhe PDK-së në rast se Veseli largohet nga pozita e kryetarit.

“Besoj, dhe duket se është e pashmangshme që të konfirmohet aktakuza ndaj Kadri Veselit, andaj edhe shqetësimet në PDK janë në kulmin e saj. Kjo pasi kjo parti pa Kadri Veselit, pritet të dobësohet akoma edhe më shumë, me mundësi të mëdha për të pasur përplasje mes rrymave të ndryshme në këtë parti”, shprehet Mehmeti.

“Dihet se në PDK janë dy rryma: ajo e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e të cilat pritet të kenë përplasje të forta. Ndër kandidatët e mundshëm është Vlora Çitaku, që pëlqehet shumë nga të rinjtë në këtë parti, por jo aq nga strukturat e vjetra siç është Hajredin Kuqi apo Enver Hoxhaj.

Për të ruajtur shkapërderdhjen e saj, besoj se PDK do të futet në qeveri, për të rehatuar të gjithë të pakënaqurit që pritet të dalin pas procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri”, thekson më tej Mehmeti për “Bota Sot”. 

Madje ai paralajmëron edhe një tronditje të madhe të PDK-së.

“Patjetër se pritet të pësoj tronditje, sidomos nëse Kadri Vveseli dënohet. Kjo edhe do të ndikojë shumë në rënien e besimit ndaj kësaj partie, e cila po them pritet të pësojë edhe nga brenda si pasojë e luftës për pushtet. Në një gjendje të tillë PDK të futet në zgjedhje, i bie sikur të futesh  në det pa ditur not. Krejt varet se si do të rrjedh procesi ndaj Veselit. Nëse del fitimtarë PDK edhe mund të pësojë rritje, dhe e kundërta. Gjithsesi brenda kohës sa Veseli do të jetë në Hagë do të ketë përplasje të mëdha mes rrymave të brendshme në PDK për të vendosur autoritetin”, përfundon analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat