Hoti do mbetet kryeministri më i suksesshëm në historinë e Kosovës, nëse Vuçiqi nuk e bën këtë

Politika

Hoti do mbetet kryeministri më i suksesshëm në historinë e Kosovës, nëse Vuçiqi nuk e bën këtë

Nga: A.SH Më: 16 korrik 2020 Në ora: 23:06
Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq

Sot është mbajtur takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se është shënuar progres në kuadër të dialogut të zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ai përmendi dy tema që janë diskutuar gjatë bisedimeve, çështja e të pagjeturve dhe zhvillimi ekonomik.

Në lidhje me këtë, profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar se, takimi është për t'u përshëndetur, pasi pa dialog nuk bëhet gjë, dhe sipas tij ky takim varet dhe prej Vuçiqit se sa do jetë serioz ndaj kërkesave të Hotit, i cili dhe vet Hoti tha se "ka qenë takim i vështirë".

“Takimi i kryeministrit Hoti me Vuçiqin në Bruksel është për t'u përshëndetur, pasi pa dialog nuk bëhet gjë, ky takim varet dhe prej Vuçiqit se sa do jetë serioz ndaj kërkesave të Hotit, i cili dhe vet Hoti tha se "ka qenë takim i vështirë". Kërkesat e Hotit për personat e pagjetur dhe kompensimi i dëmeve të luftës për qytetarët e Kosovës është shumë i gëzuar, po për Vuçiqin këto kërkesa do jenë të papranueshme, të papëlqyera, të pa kapshme e të pa realizuara dhe jemi të sigurt se pala serbe nuk do pajtohej për gjetjen e varrezave masive të bëra nga Millosheviqi”, ka thënë Mehazi.

Ai shton se, nëse kryeministri Avdullah Hoti, nuk lëshon pe ndaj kërkesave për personat e pagjetur, kompensimin e dëmeve të luftës, ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, njohjen mes dy vendeve, atëherë Hoti do mbetet kryeministri më i suksesshëm në historinë e qeverisjes së Kosovës.

Image

Sulejman Mehazi

“Nëse Hoti nuk lëshon pe para Vuçiqit ndaj këtyre kërkesave që thotë: për dëmshpërblimet serbe, për personat e pagjetur, për kompensimin e dëmeve të luftës, për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës gjatë njohjeve reciproke e të dy shteteve fqinje Kosovë dhe Serbi, atëherë Hoti do mbetet kryeministri më i suksesshëm në historinë e qeverisjes së Kosovës, ne jemi skeptik ndaj këtyre kërkesave të fuqishme të Hotit gjatë dialogut me Serbinë, mos të jenë fjalë prononsuese të Hotit, po vepra në të mirën e popullit të Kosovës”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat