Pyetje publike për ministrin Zemaj: Një familje e izoluar në Ferizaj nga Covid-19 nuk vizitohet nga askush... çfarë të han ata, apo do i lini të vdesin?

Politika

Pyetje publike për ministrin Zemaj: Një familje e izoluar në Ferizaj nga Covid-19 nuk vizitohet nga askush... çfarë të han ata, apo do i lini të vdesin?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 korrik 2020 Në ora: 16:45
Armend Zemaj

Një familje e izoluar në Ferizaj nga Covid-19 nuk vizitohet nga askush... çfarë të han ata, apo do i lini të vdesin?

Personat e infektuar me Covid-19, përveç hallit shëndetësor po përballën edhe me mungesë kujdesi nga ana e shtetit.

Në hall të tillë është edhe një familje në Ferizaj, kryefamjari i të cilës ka dalë pozitiv me Covid-19. E tërë familja është izoluar, ndërkohë që askush nuk vjen të kujdeset për ta.

Askush nuk i ka thirrur për t'i pyetur si jeni, a keni me çfarë të ushqeheni, apo t'i bëhet testi familjes për të kuptuar se a janë apo jo të infektuar.

Kjo familje nuk guxon të del nga shtëpia,askush nuk merakoset se si mund të furnizohen me ushqime, ilaçe etj.

Pastaj një familje tjetër është me simptoma të Covid-19, që një javë nuk bëhet testi, ju thonë pritni, ata mund të infektojnë plotë të tjerë.

Situata është e rëndë z. Zemaj, këto familje presin ndihmën e shtetit, ndihmë që s’po vjen dot.

Çfarë do ju thuash familjes që është izoluar..kush tu blej ushqim, nga të marrin ata derisa shteti i ka izoluar dhe ju thotë mos guxoni të dilni?!

P.s emrat e kësaj familje mbesin anonime për publikun, me kërkesë të familjes. Mirëpo, nëse ministri shfaq interes do ia themi privatisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat