Dialogu Kosovë-Serbi shumë i vështirë dhe me shumë sfida

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi shumë i vështirë dhe me shumë sfida

Nga: D.B. Më: 17 korrik 2020 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi i djeshëm

Dialogu në Bruksel do jetë shumë i vështirë dhe me shumë sfida politike për Kosovën, takimet dialoguese do mbahen herë në Bruksel e herë në Washington, prandaj ky dialog nuk do jetë i lehtë, po shumë i vështirë siç u shpreh dhe vet Hoti.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, sipas deklaratës së këshilltarit të Avdullah Hotit, profesorit në Universitetin më prestigjioz të Parisit, Valon Murtezaj, se tema kyçe e dialogut të djeshëm në Bruksel në mes presidentit serb Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Hoti nën udhëheqjen e përfaqësuesit të BE-së Borell ka qenë marrëveshja finale e maratonike për njohje reciproke të dy shteteve.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij,kjo që thotë Valon Murtezaj më shumë është deklarative për shkak karakterit të ashpër serb ndaj Kosovës, në veçanti të Vuçiqit, i cili si e si mundohet të shkëpusë një pjesë të Kosovës për t'ia ngjitur Serbisë.

“Mendojmë se ky dialog nuk do jetë i shpejtë e maratonik sikurse deklarohet këshilltari i kryeministrit Hoti, Murtezaj. E them këtë pasi lind pyetja se si mund të jetë i lehtë dialogu me Vuçiqin nëse kërkohet nga Serbia kompensimi i dëmeve të luftës në Kosovë, të personave të vrarë e të pagjetur, të ruajtjes së tërësisë territoriale gjatë njohjes reciproke të dy shteteve e kështu me radhë. Këtu nuk është problemi vetëm i njohjes reciproke Kosovë-Serbi, por shumë më i madh, pa ndihmën e amerikanëve dhe evropianeve vështirë se mund të mbarojë shpejt ky dialog i mallkuar Serbi-Kosovë”, është shprehur njohësi i cëhstjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat