Dëshmitari i Speciales zbulon gënjeshtrën e Hashim Thaçit, tregon se çfarë tha në Hagë

Politika

Dëshmitari i Speciales zbulon gënjeshtrën e Hashim Thaçit, tregon se çfarë tha në Hagë

Nga: BS Më: 17 korrik 2020 Në ora: 21:49
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka përfunduar inervistimin në Gjykatën Speciale, ku për katër ditë rresh u mor në pyetje nga prokurorët e Speciales. 

Në aktakuzën e propozuar nga prokurori i Speciales, Thaçi ndër tjerash akuzohet për vrasjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë.
Por, Thaçi kur është pyetur se a është marrë në pyetje për vrasjet politike dhe periudhën e pasluftës, ai ka mohuar një gjë të tillë.
“Unë sonte nuk e kam të drejtën të flas në lidhje me dëshminë time mirëpo mund të ju konfirmoj që nuk jam pyetur për pretendime të tilla në asnjë rast”, tha Thaçi.

Por ish agjenti i SHIK-ut, njëhererit i ftuar si dëshmitar në Gjykatën Speciale, Naim Miftari thotë për “Bota Sot”, se Hashim Thaçi nuk po e tregon të vërteten.

“Hashim Thaçi nuk është hera e parë as e fundit që është marrë në pyetje në Gjykatën Speciale e krimeve të luftës në Hagë, kësaj radhe është marrë si i dyshuar. 100%  e saktë nuk është ka tregon të vërteten edhe me vete ia kanë dhënë, në qante i ka dy CD, ku është krejt intervista e tij para kamerës dhe mikrofonit”, shprehet Miftari për “Bota Sot”.

Image
Naim Miftari

 

Sipas tij, Thaçi e ka mbrojtur vetën dhe jo UÇK-në.

“Gjatë intervistës e ka mbrojt veten e vet, jo UÇK-në. Normal që i ka ik përgjegjësisë komanduese duke hedhur përgjegjësinë komandantëve të UÇK-së që kanë qenë në luftë në terren, sidomos në Drenicë, Llap, Dukagjin... I ka ik përgjegjësisë dhe njohurisë, sidomos për burgje të mundshme që kanë qenë nën urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm, sidomos burgosja e disa njerëzve të ndalur dhe të vrarë pastaj të zhdukur... Kaq ka pas siklet se u mesu në Kosovë moderatorëve me ia jep pyetjet çka me pyet dhe u mësu në Kosovë me i ba vetë pyetje dhe me ju dhanë urdhra prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kosovës e në Hagë nuk funksionon gjykata ashtu si në Kosovë, por është gjykatë serioze”, shton Miftari. 

“Thaçi ka qenë nervoz gjithë kohen, ka shkuar rregullisht në tualet dhe nën stop i ka ik përgjegjësisë së terrenit të luftës. Thaçit do t’i konfirmohet akuza, por nuk e besoj se do të dënohet. Ndoshta gjatë gjykimit dënohen disa ish vartës të Hashim Thaçit. Unë personalisht do të doja që asnjë pjesëtar i UÇK-së të mos dënohet për mos e etiketu luftën e drejt dhe të pastër të UÇK-së, por ka mundësi shumë reale të dënohen disa eprorë dhe ushtar të luftës të cilët kanë punuar nën urdhrat e Hashim Thaçit dhe shtabit të Tiranës”, përfundon Naim Miftari, i ftuar si dëshmitar në Speciale.

Kujtojmë se pas katër ditë intervistim, presidenti Hashim Thaçi sonte është kthyer në Kosovë.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat