Zgjedhjet në Maqedoni, profesori Halili tregon mënyrën se si shqiptarët mund të zgjedhin një figure politike për të parin e vendit

Politika

Zgjedhjet në Maqedoni, profesori Halili tregon mënyrën se si shqiptarët mund të zgjedhin një figure politike për të parin e vendit

Nga: A.M. Më: 18 korrik 2020 Në ora: 11:14
Ilustrim

Në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut, subjektet politike shqiptare morën më shumë ulëse në Kuvend, ku do të përfaqësohen nga 33 deputet.

Profesori Nijazi Halili për “Bota sot”, ka thënë se është momenti që faktori politik shqiptar të punojë në interes kombëtar për zgjidhjen e një figure politike shqiptare për të parin e vendit.

“Çdo ikje nga interesi kombëtar, çon ujë në derë të hasmit. Është koha dhe momenti që faktori politik shqiptar në Maqedonin e Veriut, të punojë për vete, në interes kombëtar për zgjidhjen e një figure politike shqiptare për të parin e vendit. Kjo mund të arrihet vetëm nëse të gjitha subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e veriut, i lën teket dhe inatet dhe shikojnë interesin e përgjithshëm kombëtar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Nijazi Halili

Po ashtu, Halili ka theksuar se ikja nga interesi kombëtar do të krijonte krizë e destabilitet politike për shqiptarët.

“Çdo ikje nga interesi kombëtar, çon ujë në derë të hasmit, duke krijuar krizë e destabilitet politike për shqiptarët, të cilët janë të diskriminuar për vite të tëra për shkak të mos unitetit dhe gjetjes së një gjuhe të përbashkët të klasës politike shqiptare”, ka deklaruar Halili për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat