PDK pjesë e Qeverisë Hoti? Analisti politik jep parashikimin – vetëm në këtë mënyre partia e Veselit mund t’i bashkohet qeverisë!

Politika

PDK pjesë e Qeverisë Hoti? Analisti politik jep parashikimin – vetëm në këtë mënyre partia e Veselit mund t’i bashkohet qeverisë!

Nga: N. H Më: 18 korrik 2020 Në ora: 22:05
Avdullah Hoti dhe Kadri Veseli

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për përfshirjen e mundshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Qeverinë Hoti.

Madje, përveç kësaj, është parashikuar edhe për postet që do t’i ketë kjo parti. Raportohet se në një situatë kur partia e Veselit do të bëhet pjesë e ekzekutivit, posti i zëvendëskryeministrit të parë do t’i takojë këtij subjekti.

Gjersa, përmendet edhe emri i Enver Hoxhajt, i cili mendohet se do të jetë bashkëkryesues i bisedimeve së bashku me kryeministrit Avdullah Hoti.

Në lidhje më këta zëra, për gazetën “Bota sot”, ka folur analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend.

Analisti politik, Faton Mehmeti, konsideron se futja e partisë së Kadri Veselit në Qeverinë Hoti, do të varet krejt nga ajo se çfarë do të ndodhë me Gjykatën Speciale.

Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se në rast se konfirmohen aktakuzat për Thaçin e Veselin, ka shumë gjasa që PDK të bëhet pjesë e qeverisë aktuale.

Image
Faton Mehmeti

“Futja apo jo e Partisë Demokratike të Kosovës në qeveri varet nga zhvillimet në Hagë, nëse ftohet apo jo Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, konkretisht nëse ju konfirmohen aktakuzat. Në rast se ndodhë një gjë e tillë ka shumë gjasa që PDK të futet në qeveri, kur dihet se ajo do të futet edhe në proces të zgjedhjes së kryetarit në vend të Kadri Veselit, dhe nga ky proces do të ketë edhe të pakënaqur, të cilët mund të ngushëllohen me a marrje të pozitave në qeveri”, ka thënë ai.

Analisti politik thekson po ashtu se partia e Veselit nuk është shumë e interesuar për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni, mirëpo që gjithçka do të varet lidhur më atë se si do të veprojë Specialja gjatë ditëve në vijim.

“Nuk pres që javën tjetër PDK të futet në qeveri, mbase pas 2 apo 3 javësh, varësisht se çfarë prodhohet nga Gjykata Speciale. Nuk është interes i PDK-së të futet në një qeveri të cilën e cilëson të dështuar, por nëse Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza, atëherë gjasat janë të mëdha që PDK të futet në qeveri, ndryshe nuk besoj. Të presim dhe shohim çfarë do të prodhohet nga Gjykata Speciale”, ka thënë krejt në fund, analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat