Adresimi i Thaçit, vjen reagimi i juristit: Gjykatat nuk shkruajnë histori, por e bëjnë vetëm zbardhjen e rasteve të dyshimta

Politika

Adresimi i Thaçit, vjen reagimi i juristit: Gjykatat nuk shkruajnë histori, por e bëjnë vetëm zbardhjen e rasteve të dyshimta

Nga: A.SH Më: 18 korrik 2020 Në ora: 22:32
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar për katër ditë në Hagë. Ai atje është intervistuar çdo ditë nga 6 orë.

Me t’u kthyer në Kosovë, ai njoftoi se do t’i adresohet popullit për të treguar detaje rreth intervistimit të tij.

Më lidhje me këtë, njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani, në një prononcim pët “Bota sot” ka cilësuar fjalimin e presidentit si politik.

“Është një fjalim politik , ku Thaçi nuk e ndan rolin e tij si individ prej UÇK-së, që është më gjerë se sa inividi pjesëmarrës”, thotë Bujrani.

Sipas tij, presidenti ka shkruar largë duke thënë se nuk mund të rishkruhet historia, gjë që kjo gjykatë nuk e ka këtë rolë për rishkrim të historisë, gjykatat nuk shkruajnë histori por vetëm zbardhjen e rasteve të dyshimta.

Image
Blerim Burjani

“Ai ka shkuar më largë se nuk mund të rishkruhet historia, gjë që kjo gjykatë nuk e ka këtë rolë për rishkrim të historisë, gjykatat nuk shkruajnë histori por vetëm zbardhjen e rasteve të dyshimta, nëse ka të tilla, nëse nuk ka asgjë, andaj gjykata ka vetëm një rol, zbardhjen e rasteve të dyshimta, intervisitmi katër ditor është në dobi të Thaçit si inidivid dhe si udhëheqes i krahut politik të UÇK, pra Thaçi ishte udhëheqës politik i ushtrisë, dhe ai ka kryer punën e tij si duhet dhe me përgjegjësi të plotë patriotike”, përfundon Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat