Gjermania godet Serbinë për Kosovën – “Ju serbët edhe ashtu nuk e meritoni të jeni pjesë e Evropës”

Politika

Gjermania godet Serbinë për Kosovën – “Ju serbët edhe ashtu nuk e meritoni të jeni pjesë e Evropës”

Nga: Fatmir Beka Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:36
Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiq

Pasi kanë “zgjidhur çështjen e Maqedonisë”, ShBA dhe Gjermania po fillojnë zgjidhjen e problemit të Kosovës. Nga qarqe diplomatike ka rrjedh se pas zgjidhjes kontestit mes Greqisë dhe Maqedonisë, ShBA dhe Gjermania konsiderojnë se çështja e komplikuar e Ballkanit duhet kaloj në pikën tjetër – që është çështja mes Kosovës dhe Serbisë dhe duan sa më parë të përmbyllin atë, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë i ka dhënë dinamikë dhe elan vendeve të fuqishme perëndimore që të përmbyllin edhe çështjen e Kosovës. Ata nuk duan që gjërat në Ballkan të “ftohen” pas suksesit në Maqedoni dhe duan një tjetër sukses në garën me ndikimin e Rusisë në Ballkan edhe atë s amë shpejtë.

Andaj, takimi nën kupolën e BE do thotë fillim të fazës finale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe risia do të jetë shpejtësia dhe dinamika dhe pjesëmarrja e biseduesve të nivelit të lartë thonë ky burim.

Ata përmendin edhe debatin e zhvilluar edhe zërat në qarqe edhe institucione të ndryshme ku thuhet se serbët nuk meritojnë të jenë pjesë e Evropës, kryesisht nga gjermanët por edhe vendeve tjera.

Orhan Dragash, drejtor i Institutit për siguri ndërkombëtare në Twiter ka shkruar se, “Problemi mes Maqedonisë dhe Greqisë u zgjidh. Zgjidhja e problemit mes Kosovës edhe Serbisë është problemi pasues në agjendën e ShBA-së dhe Gjermanisë. Me presione të pa para deri tash vazhdojnë presionet edhe për zgjidhje”.

“Ideja është e qartë, kjo fazë e dialogut duhet përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse obliguese, që në sy të perëndimit të i vihet pika çështjes së Kosovës. Lidhur me këtë mund të priten presione të ashpra nga të gjitha anët me qëllim të përputhjes me planet e fuqive të mëdha dhe arritjes së statusit përfundimtar për Kosovën”, mendon Dragash.

Presidenti Vuçiq ka vërtetuar se ka marr thirrjen për vazhdimin e bisedimeve dhe takimi i radhës mbahet në fillim të shtatorit.

Ai ka thënë se nuk është me rëndësi sa zgjat dialogu dhe se nuk ka kushte për bisedime.

Lidhur me situatën portali “Presheva Jonë” ka gjykuar shqiptarët pse nuk organizuan edhe ata protesta në komunat Preshevë, Bujanovc e Medvegjë sikur ne qytetet tjera të Serbisë.

“Nëse serbët protestojnë në Beograd se janë të pakënaqur me qeverinë, heshtja e shqiptarëve të Luginës është e pakuptueshme, apo Presheva është kënaqur me politikën e qeverisë, ndonëse bazuar edhe në raportet e OJQ-ve gjendja kritikohet për diskriminim të shqiptarëve. Në K’uran shkruan: “Nëse një popull nuk ndryshon gjendjen e vetë, as Zoti nuk i ndihmon”, thotë portali.

Ata përmendin rastin e librit sipas propozimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar ku Hilari Clinton të futet në lekturë si obligim për nxënësit e Gjimnazit në mësim në gjuhën shqipe edhe pse Këshilli i lartë për Arsim i Serbisë ka kërkuar ndryshimin e përmbajtjes me një tjetër emër më të përshtatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat