Ka nisur përplasja e madhe Thaçi- Hoti, cili do të dal fitues?

Politika

Ka nisur përplasja e madhe Thaçi- Hoti, cili do të dal fitues?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 korrik 2020 Në ora: 20:26
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Duket se ka nisur një konfrontim i ri mes presidentit dhe kryeministrit të Kosovës. Krejt kjo, pas takimit që zhvilloi kryeministrit Hoti ne Bruksel me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Këtë takim, nuk e priten mirë nga presidenca e Kosovës, ngase shefi i tyre po intervistohej në Hagë.

Këshilltari i Thaçit Adil Behramaj ka thënë se të shkosh në bisedime në kohën kur presidenti i vendit po gjykohet, nuk është etike e as veprim i mençur. Duke vënë në pikëpyetje edhe burrërinë e z.Hoti, këshilltari i Hashimit në stil godit nën brez, po vazhdon logjikën e veprimit të akuzave ndaj të gjithë atyre që nuk janë në linjë më presidentin.

Kjo logjikë antidemokratike, shpërfaq karakterin e vërtetë të njerëzve që rrethojnë të parin e shteti, logjikën e konfrontimit me këto që nuk vihet nën agjendën e tij. Edhe Hashimit dhe njerëzit e tij duhet të kuptojnë se kryeministri nuk është i emëruar nga presidenti por i zgjedhur nga vullneti i deputetëve, e të cilët përfaqësojnë popullin.

Kryeministri i përgjigjet kuvendit dhe jo presidentit, andaj tentativat e tij për ta vënë nën thundrën e vet kryeministrin janë jo të ndershme, dhe krejtësisht antidemokratike. Duket se Thaçi ka menduar që të përdor kryeministrin për qëllime të tija, duke e mbajtur vetëm si kukull.

Me te drejtë kryeministri Hoti ka kuptuar përgjegjësit e tija në raport në bisedimet me Serbinë, duke deklaruar se ai është përfaqësues i shteti në bisedime, të cilën ia garanton edhe kushtetuta.

Duket një përplasje e pashmangshme dhe e fortë vetëm sa ka nisur, a do e ketë kryeministri Hotin guximin për mos t’iu nënshtruar Thaçit mbetet për tu parë.

Për të fituar respektin e qytetarëve, kryeministri nuk duhet t’i nënshtrohet as presidentit dhe askujt, vetëm t’i kryej punët e tija që dalin nga Kushtetuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat